Prezantohet droni më i madh autonom me energji diellore/Fluturon pa pilot deri në 90 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë në botë, pa pilot dhe me energji diellore, që synojnë të realizojnë fluturime të qëndrueshme dhe pa emetime të dëmshme.

Me mbështetjen e partnerëve amerikanë dhe francezë, kompania ka zbuluar dronin më të madh në botë pa pilot me energji diellore, me një hapje krahësh më të madhe se një Boeing 747. Pajisur me 17,000 qeliza diellore dhe ndërtuar me fibra karboni ultra të lehta, ky dron është projektuar të qëndrojë në ajër për javë, madje me misione që mund të zgjasin deri në një muaj pa ulje ose furnizim me karburant.

Testet e kryera në fund të vitit 2024 në aeroportin ndërkombëtar Stennis në Misisipi kanë treguar fluturime plotësisht autonome, duke arritur kohëzgjatje deri në 22.5 orë pa ndërprerje, me fluturime të tjera që kaluan 16 orë. Objektivi afatgjatë i Skydweller është të arrijë fluturime nga 30 deri në 90 ditë.

Droni është projektuar për të mbuluar misione të gjata si monitorimi i rrugëve detare dhe tokësore, zbulimi i kontrabandistëve të drogës dhe piratëve, mbikëqyrja e zonave të konfliktit, si dhe ndjekja e migrimeve të kafshëve të egra. Skydweller Aero e bazon këtë teknologji në aeroplanin Solar Impulse 2, i cili përshkoi globin vetëm me energji diellore.

Kompania njofton se fluturimet me këta dronë do të jenë shumë më të lira, me kosto nga 10 deri në 100 herë më të ulët se aeroplanët tradicionalë dhe pa emetuar dioksid karboni.

Skydweller aktualisht është duke prodhuar aeroplanë të tjerë të këtij tipi dhe po përgatit përdorimin e tyre për misione komerciale, ushtarake dhe humanitare. Sipas kompanisë, këta aeroplanë mund të zëvendësojnë flota të tëra mjetesh ajrore që përdorin karburant, duke ofruar kosto të ulëta operative dhe misione me kohëzgjatje të zgjatur me zero emetime CO₂./e.t

Të fundit

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri, ku sipas të përditshmes italiane, rritja e çmimeve...

19 korrik 1943 – Romë në flakë, 500 avionë Aleatë hedhin mijëra ton bomba

Ishte 19 korriku i vitit 1943, një ditë e nxehtë vere në Romën e Luftës së Dytë Botërore. Qyteti, me tempujt e tij të...

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti...

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të...

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40 gradë. Parashikimi i motit për sot

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Situata problematike nga temperaturat...

Lajme të tjera

Web TV