Turqia ngjitet në vendin e katërt në turizmin botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia është ngjitur në vendin e katërt në turizmin botëror, njoftoi ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, 5 vendet e para në ligën e turizmit janë Franca, Spanja, SHBA-ja, Turqia dhe Italia.

“Sipas Barometrit Botëror të Turizmit maj 2025, të publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara, Turqia u bë vendi i katërt që priti më shumë turistë të huaj në botë me 56,7 milionë vizitorë të huaj në vitin 2024. Turqia, e cila u ngjit një vend, nga vendi i pesti në atë të katërtin krahasuar me një vit më parë, vazhdoi rritjen e saj të vazhdueshme në këtë fushë. Numri ynë i përgjithshëm i vizitorëve në vitin 2024 arriti në 62,3 milionë”, shkroi ministri Ersoy në rrjetet sociale.

Duke deklaruar se ky sukses i madh është rezultat i promovimit efektiv të trashëgimisë historike dhe pasurisë kulturore, infrastrukturës së fortë dhe diversitetit turistik të shpërndarë në katër stinë, Ersoy tha: “Turqia tani është një vend turistik që jo vetëm ndiqet, por edhe merret si shembull”./e.t

Të fundit

U anulua një muaj më parë, rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre

Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie po bëhet e pamundur për...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, thanë se Serbia vazhdon të paraqesë kërcënim...

Plazhet shqiptare, destinacioni sekret i yjeve ndërkombëtarë këtë verë

Riviera shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara të yjeve ndërkombëtarë. Bukuritë natyrore, deti kristal, plazhet e...

Lajme të tjera

Web TV