Blegtorët e Roskovecit në prag falimentimi: Qumështi shitet trefish më shtrenjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blegtorët në fshatin Suk 1 të Roskovecit po përballen me vështirësi ekonomike për shkak të çmimit gjithnjë e më të ulët me të cilin fabrikat e përpunimit blejnë qumështin e lopës. Aktualisht, një litër qumësht shitet me vetëm 76 lekë, çmim që nuk mbulon as kostot minimale të prodhimit dhe po i çon fermat familjare drejt mbylljes.

Sulo dhe Jetmir Metushi, dy kushërinj që mbajnë së bashku mbi 75 krerë lopë dhe prodhojnë rreth 750 litra qumësht në ditë. Ata theksojnë se çmimi përcaktohet nga fabrikat përpunuese të bulmetit, pa marrë parasysh shpenzimet e larta që ata kanë për ushqimin e bagëtive, mjekimet, krahun e punës.

“Me këtë çmim jemi në faliment dhe po na detyrojnë t’i shesim lopët, siç kanë bërë edhe shumë të tjerë në fshat”, thotë Sulo Metushi.

Jetmir Metushi shpreh edhe një shqetësim tjetër: Mungesën e mbështetjes së duhur nga shteti. Edhe pse ka 37 lopë të matrikulluara, ai thotë se i është llogaritur subvencion vetëm për 27 krerë, çka i ka shkaktuar një humbje prej 1 milion lekësh.

“Kam kërkuar sqarime, kam telefonuar institucionet përkatëse, por askush nuk më është përgjigjur,” – thotë ai.

Sipas blegtorëve, çmimi nga grumbulluesit pritet të bjerë edhe më tej, deri në 73 lekë për litër, duke i shtyrë drejt mbylljes së stallave dhe shuarjes së blegtorisë.

Ndërkohë, në treg, çmimi i një litri qumësht të paketuar arrin deri në 190–210 lekë për litër. Kjo do të thotë se fabrikat e përpunimit shesin produktin final me afro trefishin e çmimit, duke përfituar në mënyrë të padrejtë nga puna e blegtoreve. Ndaj ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shteti për vendosjen e një çmimi dysheme për çmimin e qumështit.

Lexo edhe :  Mbyllja e hetimeve, reagon Meta: S’kam pasur ftesë zyrtare nga SPAK!

Dikur, fshati Suk 1 kishte mbi 700 krerë lopë. Sot kanë mbetur më pak se 200, dhe numri vazhdon të bjerë çdo vit. Nëse nuk merren masa, kjo zonë rrezikon të humbasë krejtësisht traditën e blegtorisë. m.p.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV