Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë, mblidhet Këshilli i aleancës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është dita e dytë e samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës, ku marrin pjesë liderët dhe krerët e 32 shteteve anëtare. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Fokusi do të jetë tek një sërë çështjesh të rëndësishme me të cilat përballet aleanca. Rritja e investimeve në mbrojtje, një kërkesë e parashtruar nga Donald Trump, është tema më e rëndësishme si edhe mbështetja ndaj Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus.

Në orën 08:30 është parashikuar mbërritja e liderëve, më pas në orën 09:55, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe presidenti amerikan do të mbajnë një deklaratë të shkurtër. Në orën 10:00, do të realizohet fotoja zyrtare, ndërsa gjysmë ore më pas, do të nisë mbledhja e Këshillit, ku do të jenë të pranishëm të gjithë liderët dhe krerët e shteteve anëtare.

Në ditën e parë të samitit, Sekretari i përgjithshëm Mark Rutte priti liderët e shteteve. Priti gjithashtu edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili shprehu bindjen se rruga e Ukrainës drejt NATO-s do të jetë e realizueshme ndërsa kërkoi mbështetje për mbrojtjen ajrore në luftën me Rusinë.

Kryeministri Rama u takua një ditë më parë me Rutte, ndërsa bëri me dije se diskutuan për Ballkanin Perëndimor dhe investimin në portin e ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, si edhe për përgatitjet e samitit të aleancës në 2027 në Tiranë.

Axhenda: 
08:30 – Mbërritja e liderëve
09:55 – Deklaratë e Mark Rutte dhe Donald Trump
10:00 – Foto zyrtare
10:30 – Mbledhja e Këshillit të Atlantikut të Veriut ku marrin pjesë të gjithë liderët dhe krerët e shteteve
14:00 – Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte pas mbledhjes.
/E.T

Të fundit

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Lajme të tjera

Web TV