Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse.
Ky central do të ndërtohet në fshatin Taç Lartë, pjesë e bashkisë së Kolonjës, nga shoqëria “Fortis Energy And Contruction” SH. P. K.
Koha për ndërtimin e këtij centrali energjik dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. m.p.