Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër look. Në samitin e NATO-s në Hagë, Zelensky veshi një xhaketë dhe këmishë të zezë në stilin e kostumit, por pa kravatë, ndërsa takoi udhëheqësit e NATO-s, përfshirë Donald Trump.

Zelensky ka shmangur kostumet, këmishat me kopsa dhe kravatat që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të vendit të tij në vitin 2022.

Ai thotë se kjo është një shfaqje solidariteti me ushtarët që luftojnë ushtrinë ruse në vijën e frontit të luftës.

Ndryshimi i gardërobës për Zelenskyn erdhi pas një takimi në Zyrën Ovale me presidnetin Trump në shkurt, i cili u shndërrua në një përlpasjel të ashpër. Një gazetar e kritikoi atë që nuk veshi kostum në Shtëpinë e Bardhë, për të cilin Zelensky tha se do të vishte kostume zyrtare sapo të mbaronte lufta në Ukrainë. m.p.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV