“Burri im është ushtar”/ Trump preket nga gazetarja ukrainase

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Presidenti amerikan Donald Trump u përfshi në një moment emocional me një gazetare ukrainase gjatë një konference për shtyp në përfundim të Samitit të NATO-s në Hagë, ku u diskutuan çështje kyçe të sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë luftën në Ukrainë.

Gazetarja, që punon për Shërbimin Ukrainas të BBC-së, e informoi Trump se bashkëshorti i saj është ushtar në Ukrainë dhe se ajo jeton aktualisht në Varshavë me fëmijët.

Teksa ndodhej në sallën e konferencës, Trump e përzgjodhi për të bërë pyetjen pasi e vuri re që ishte “shumë e emocionuar”.

Ai e pyeti: “Nga je?” dhe kur ajo iu përgjigj se ishte nga Ukraina, interesi i presidentit amerikan u bë më personal.

Gazetarja e pyeti nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, duke shtuar se Rusia po “bombardon shumë rëndë” vendin e saj.

“Po ti vetë, jeton tani në Ukrainë?”, e pyeti Trump, dhe ajo u përgjigj: “Bashkëshorti im është atje. Unë me fëmijët jetoj në Varshavë.”

I prekur nga përgjigjja, Trump reagoi: “Uau. E shoh që është shumë prekëse për ty… kjo është gjë e rëndë, shumë e rëndë.”

Ai konfirmoi se SHBA-të po shqyrtojnë mundësinë për të siguruar më shumë raketa Patriot për Ukrainën.

“Ata i duan shumë këto raketa, më shumë se çdo gjë tjetër, siç e dini. Janë shumë të vështira për t’u siguruar, sepse na duhen edhe neve. Janë efektive 100%. Është e vështirë ta besosh sa efektive janë,” u shpreh Trump.

Në fund të përgjigjes së tij, presidenti amerikan shtoi me ndjeshmëri: “Të uroj shumë fat. E shoh që kjo të prek shumë. Thuaji burrit tënd përshëndetje, në rregull?”/kb

Të fundit

Iu nënshtrua operacionit në gju, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Bota e futbollit po përjeton një tronditje të thellë pas lajmit për vdekjen e Camilo Nuin, një lojtar 18-vjeçar...

Protesta e madhe në Serbi të shtunën, Vuçiç: Do ndërhyjmë vetëm nëse…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të enjten, përpara një proteste antiqeveritare në Beograd të thirrur nga një lëvizje studentore më 28 qershor, se "shteti...

Kush e meriton “Topin e Artë”? Kjo është përgjigjja e legjendës Figo

Legjenda e futbollit botëror, Luis Figo, ka përmendur një lojtar jo edhe aq popullor si fitues të mundshëm të Topit të Artë. Sipas tij,...

Rama vjen “i relaksuar” nga NATO në Kuvend, paraqitja e tij duket si eveniment

Pas një mungese të gjatë në seancat parlamentare, kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në Kuvend. Menjëherë pas kthimit nga samiti i NATO-s në Hagë,...

Socialistët votojnë vetëm! Miratohen ndryshimet për sportin, Sula, Braçe, Koçi abstenojnë

Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh vetëm më votat e mazhorancës, pasi opozita braktisi sallën. I vetmi opozitar prezent ishte deputeti Dash Sula, ndërkohë që...

Lajme të tjera

Web TV