Është shtyrë seanca gjyqësore e planifikuar për t’u mbajtur ditën e sotme për dosjen “5D”, ku janë marrë të pandehur disa prej ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.
Shkak për shtyrjen e seancës, është bërë mungesa e dy prej avokatëve të të pandehurve.
Seanca e sotme kishte për qëllim marrjen e deklarimeve të 15 dëshmitarëve, të thirrur nga organi i posaçëm i akuzës.
Lista e dëshmitarëve:
Eduard Meta
Muhamet Petriti
Alfred Qato
Sabrina Qama
Jonida Hoxhaj
Jona Bejko
Manjola Bunguri
Algert Çifliku
Marenglen Lika
Klotilda Haxhiaj
Kristi Grembi
Vjola Bilçari
Orjola Tane
Ismet Elezaj
Armand Çeçe
Të arrestuar për këtë dosje janë vetëm tre ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha. Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Molla dhe Qato janë pronarë “de facto” të kompanisë “5D Konstruksion” sh.p.k., të cilët e kanë përdorur për të fituar para publike nga tenderat e Bashkisë së Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.
Në lidhje me këtë dosje, SPAK ka marrë të pandehur shtetasit e mëposhtëm:
Redi Molla, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 7 (shtatë) herë, 4 (katër) herë e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer 5 (pesë) herë, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.
Mariglen Qato, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 4 (katër) herë, e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.
Taulant Tusha, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim.
Enton Punavija, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim.
Julian Zanaj, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer dy herë, e kryer në bashkëpunim.
Albano Janku, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.
Nestor Muhametllari, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”
Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, e akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer 2 (dy) herë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.
Sipas organit të akuzës, në 12 procedurat e prokurimit që janë përfituar nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit publik, kjo shoqëri tregtare ka realizuar përfitime monetare në total në shumën 192,779,188 lekë. Kjo kompani ka pëfituar tendera nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë gjatë kohës kur Redi Molla ka qenë drejtor, si dhe Mariglen Qato anëtar i Komisuionit të Vlerësimit të Ofertave./kb