Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli për “Mundo Deportivo”, duke u ndalur ndër të tjera edhe te ndryshimet midis menaxhimit të klubit të tij dhe atij të rivalëve Real Madrid.
“Ne kemi një qasje dhe shpirt thellësisht të ndryshëm. Ata mishërojnë një ndjenjë fuqie, ndërsa ne çojmë përpara një identitet të fortë. Secili mbron atë në të cilën beson. Rivaliteti ynë lind nga respekti i ndërsjellë dhe krenaria institucionale. Baza jonë është zhvillimi i të rinjve, ne kultivojmë talente që dalin nga brenda. Ata, nga ana tjetër, veprojnë më shumë përmes tregut, duke prodhuar rrallë lojtarët e tyre. Kjo na bën krenarë për atë që jemi. Ne jemi më shumë sesa thjesht një klub.”
Kujtojmë që këtë sezon Barcelona i mposhti në 4 përballje Realin, në finalen e Superkupës, në finalen e Kupës së Mbretit dhe në dy ndeshjet e kampionatit La Liga./ D.C