“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin e dha ministria Federale e Mbrojtjes në Gjermani, e cila theksoi se KFOR po siguron ushtarakisht paqe për vendin. Ndërsa thekson se situata në Kosovë dhe rajon është e stabilizuar, ministria thotë se raportet me Kosovën karakterizohen nga ulje ngritje dhe se ka potencial për konflikt e përshkallëzim mes tyre.

“Ende ekziston potencial për konflikt dhe përshkallëzim. Në vitin 2023, për shembull, pati incidente të dhunshme në të cilat ushtarë dhe civilë të KFOR-it u plagosën, disa prej tyre rëndë. Në fund të nëntorit 2024, një sulm me eksploziv u krye në rrjetin qendror të furnizimit me ujë të Iber Lepenc. Kjo tregon se tensionet e vjetra mund të shpërthejnë përsëri në çdo kohë në Kosovë, veçanërisht në veriun e banuar me shumice serbe”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Mbrojtjes shton më tej se për shkak të tensioneve ekzistuese, stabilizimi nga KFOR-i dhe kështu prania e ushtrisë gjermane në rajon është ende e nevojshme. Siç thuhet tavani i personelit deri në 400 ushtarë do të mbahet i pandryshuar. m.p.

Të fundit

Adriatik Lapaj nis turin e falënderimeve nga Kuçova: Do vij t’ju takoj kudo në Shqipëri

Adriatik Lapaj ka nisur turin e tij të falënderimeve pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duke zgjedhur Kuçovën...

Rinumërimi/ Ish-deputeti i PD: Detyrohemi për një ndjesë të madhe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, me anë të një postimi në Facebook, reagoi pas rinumërimit të votave në Tiranë, duke theksuar se “të...

Opozita (e vjetër dhe e re) dështoi keqazi me pjesëmarrjen në këto zgjedhje!

Eduard Zaloshnja Kur u realizua rrotacioni i fundit i pushtetit (më 2013), pjesëmarrja në zgjedhje arriti nivelin 53.5%, krahasuar me 50.5% në zgjedhjet paraardhëse. Dhe...

Nga Spanja deri në Shqipëri/ Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Europën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në Itali dhe temperaturat në Spanjë...

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,...

Lajme të tjera

Web TV