Real Madrid dhe Bayern kanë nisur garën për një nga lojtarët më premtues të futbollit europian, Nick Woltemade.
Sulmuesi gjerman ka shkëlqyer në sezonin e kaluar në Bundesligë me Stuttgart dhe vlera e tij sot llogaritet rreth 60 mln euro. Më saktë, kaq kërkon klubi i tij për ta lëshuar.
Sipas gazetës “Bild”, Stuttgart nuk pranon shifër më të ulët. Woltemade, kontrata aktuale e të cilit skadon në 2028, po shkëlqen në Kampionatin Europian U21 me kombëtaren gjermane.
Drejtori bavarez Christoph Freund e tha publikisht: “Nick po luan shkëlqyeshëm. Ai është një lojtar gjerman shumë interesant”. Interesant po, por nëse Real Madrid ofron 60 mln euro, Bayern ngel thatë… si gjithmonë. m.p.