Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që Izraeli ta falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, ose ta anulojë gjyqin ndaj tij për korrupsion, duke thënë se SHBA-ja do ta shpëtojë atë ashtu siç e shpëtoi vendin e tij.

Ndaj Netanyahut u ngrit aktakuzë për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në vitin 2019. AI i mohon të gjitha akuzat.

Gjyqi ndaj tij filloi në vitin 2020 dhe përfshin tri çështje penale. Netanyahu është deklaruar i pafajshëm.

“Gjyqi i Bibi Netanyahut duhet të ANULOHET, MENJËHERË, ose të falet Heroi i Madh, i cili ka bërë kaq shumë për shtetin [e Izraelit]”,shkroi Trump në platformën Truth Social të mërkurën, duke shtuar se mori vesh që Netanyahu pritet të paraqitet në gjykatë të hënën.

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, tha se Trump nuk duhet të ndërhyjë në këtë çështje.

“Me gjithë respektin dhe mirënjohjen për presidentin e Shteteve të Bashkuara, ai nuk duhet të ndërhyjë në një proces ligjor të një shteti të pavarur”, tha Lapid.

“Shpresoj dhe besoj se ky është një shpërblim që ai [Trump] po i jep atij [Netanyahut], sepse synon të ushtrojë trysni ndaj tij për Gazën dhe për ta detyruar ta pranojë një marrëveshje për pengjet që do ta përfundojë luftën”, i tha Lapid faqes izraelite të lajmeve Ynet.

Trump e lavdëroi Netanyahun si një “luftëtar”, por shtoi në postimin e tij: “Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që e shpëtuan Izraelin, dhe tani do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që do ta shpëtojnë Bibi Netanyahun”.

Duket se ai po i referohej përfshirjes dhe mbështetjes së SHBA-së për sulmet izraelite ndaj programit bërthamor të Iranit.

Lexo edhe :  Komandanti i Gardës Revolucionare: Trump është i marrë dhe injorant

Nuk është e qartë nëse Trump nënkuptoi se SHBA-ja mund të bëjë diçka konkrete për ta ndihmuar Netanyahun në betejën e tij ligjore.

Presidenti republikan e përshkroi çështjen kundër udhëheqësit izraelit si “gjueti shtrigash” – një term që Trump e ka përdorur shpesh për t’i përshkruar përpjekjet për ta ndjekur atë penalisht në SHBA, dhe të cilin edhe Netanyahu e ka përdorur për ta përshkruar gjyqin ndaj tij.

Fjalët e ngrohta të Trumpit vijnë pas një qortimi të rrallë që ai ia bëri të martën Izraelit për sulmet ajrore ndaj Iranit pas armëpushimit./REL/kb

Të fundit

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport,...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

“U befasova nga Berisha. Më shkroi në 12 të natës dhe…”

Ilnisa Agolli ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në Top Channel dhe në Top...

Zyrtare/ Gilardino merr drejtimin e skuadrës së Serie A për dy vitet e ardhshme

Alberto Gilardino është zyrtarisht trajneri i ri i Pisës. Tekniku i njohur arriti marrëveshje me klubin që u në Serie A këtë sezon, teksa...

Lajme të tjera

Web TV