Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat speciale ukrainase kanë shkatërruar dy bombardues në një bazë ajrore thellë brenda Rusisë, sipas agjencisë së inteligjencës së Ukrainës, SBU.

Dy avionë të tjerë SU-34 u dëmtuan në operacion, ku dronët me rreze të gjatë veprimi sulmuan aeroportin Marinovka në rajonin e Volgogradit, sipas SBU.

Sulmet e natës shkaktuan gjithashtu një zjarr në “infrastrukturën me rëndësi kritike” në objektin ku avionët shërbehen dhe riparohen.

“Së bashku me vëllezërit tanë, ne vazhdojmë të punojmë për dobësimin e komponentit të aviacionit të ushtrisë ruse”, tha SBU.

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase shtoi: “Su-34-at rusë janë avionët kryesorë taktikë që kryejnë sulme me raketa dhe bomba në pozicionet dhe vendbanimet ukrainase. Në Forcat Hapësinore Ruse, ato klasifikohen si luftëtarë-bombardues në vijën e parë. to përdoren, në veçanti, për të hedhur bomba të drejtuara, duke përfshirë ato me module rrëshqitëse dhe korrigjimi”. m.p.

Të fundit

Shkarkimet e drejtorëve nga Rama, kryebashkiaku Dredha: Kemi bërë analizë dhe…

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në “Ditarin Qendror” i dha përgjigje disa pyetjeve lidhur me raportin e tij me...

Ku do të jetë Rama nesër? Zbulohet plani i kryeministrit për bashkitë

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të jetë nesër në Bashkinë e Fierit, më e madhe e bashkive të jugut. Pas...

Durrës, 4-vjeçarja del nga deti “e mbuluar” nga nafta

Deputeti Agron Shehaj ka postuar në rrjete sociale një video të kandidates për deputete të “Partia Mundësia” në Durrës, Jonida Meçe, e cila denoncon...

Lajmi i mirë i ditës për tifozët e Milanit quhet… Maignan!

Mike Maignan do t’i qëndrojë besnik Milanit, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere, veçanërisht drejt Chelseat. Trajneri Massimiliano...

Tjetër tragjedi në Greqi, dy të mitur gjenden të pajetë në lumin Kosynthos

Dy të mitur 16-vjeçarë kanë humbur jetën tragjikisht teksa janë gjetur të mbytur në shtratin e lumit Kosynthos të Greqisë. Bëhet fjalë për dy kushërinj,...

Lajme të tjera

Web TV