Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduard Zaloshnja 

Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11 maj, por pak është analizuar elektorati gri. Në paragrafët e mëposhtëm do të mundohem të paraqes një analizë koncize të kësaj pjese të elektoratit – duke iu referuar shifrave elektorale.

Nga një sondazh rigoroz që drejtova në terren (nga Vermoshi në Konispol) pas zgjedhjeve të 11 majit, më rezultoi se 76.4% e zgjedhësve brenda vendit votuan. Duke ditur (prej KQZ-së) që rreth 1 milion e 460 mijë zgjedhës brenda vendit votuan, llogaritet thjesht se rreth 450 mijë nuk votuan (pra rreth 1.91 milionë zgjedhës gjithsej ishin këtu më 11 maj).

Rreth 55 mijë votues u ngatërruan me fletët e votimit si fletë gazetash, e për rrjedhojë, u rezultuan votat të pavlefshme. Por duke presupozuar se vullneti i tyre i mohuar nga gabimet në votim ka qenë i shpërndarë proporcionalisht mes partive, mund të themi se rreth 810 mijë zgjedhës të këtushëm votuan për mazhorancën (PS+PSD), rreth 500 mijë votuan për PD-ASHM, rreth 150 mijë votuan për partitë e tjera, dhe rreth 450 mijë nuk votuan fare (shihni grafikun e mëposhtëm).

Grafiku tregon qartë se rreth 600 zgjedhës nuk përkrahën as mazhorancën (PS+PSD) dhe as opozitën kryesore (PD-ASHM). Por nga këta 600 mijë, vetëm 150 mijë votuan për partitë jashtë dy kampeve kryesore…

Nga 3.71 milionë shtetas në listat e zgjedhësve, vetëm 1.91 milionë ishin brenda vendit më 11 maj. Po 1.8 milionë të tjerët që ishin jashtë vendit si votuan?

Ndër ta, rreth 1.6 milionë nuk votuan fare. Kurse ndër rreth 200 mijët që votuan, rreth 125 mijë ja dhanë votën mazhorancës (PS+PSD), rreth 47 mijë opozitës dhe rreth 28 mijë partive jashtë dy kampeve kryesore (shihni grafikun e mëposhtëm).

Lexo edhe :  Rama: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike

Analiza e mësipërme tregon se partitë e reja nuk arritën ta frymëzojnë elektoratin gri brenda vendit, dhe aq më pak atë jashtë vendit. Pa një pjesëmarrje masive të elektoratit gri (brenda e jashtë vendit) në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, as që mund të mendohet për një lëkundje të duopolit aktual politik në Shqipëri…/E.T

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV