Kufizimi i vërtetë i opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Habjon Hasani

Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam në gjendje të mbështes me evidenca secilën fjali që përshkruan strukturë pushteti apo ekosistem ekonomik.

Sot në Evropë ka dy udhëheqës dhe dy shtete që po bëhen pjesë e një ekosistemi të asaj që njihet si “Teknokracia”.

Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

Teknokracia është një ekosistem që ka nisur zbatimin në 15 vitet e fundit, ku përfshihet Peter Thiel bosi i Palantir; strukturës pararojë të CIA-s dhe PayPal Mafia.

Në lojë janë Emiratet e Bashkuara Arabe (proxy Alabaar); Arabia Saudite (projekti NEOM), disa projekte në Afrikë; Izraeli sigurisht dhe dy aktorë anësorë të ekosistemit; Vuçiç dhe Rama.

Bëhet fjalë për krijimin e qendrave-qytete, ose qytet-shteteve, të cilat do aplikojnë teknologjinë më të lartë të Token dhe datave; dhe do kenë imunitet nga sistemi ekonomik Swift dhe praktikisht niveli i avancimit të tyre teknologjik do e bëjë të pamundur hetimin dhe kontrollin e tyre nga struktura hetimore klasike (më saktë të prapambetura) si SPAK etj.

Jared Kushner dhe Alabaar pikë-takohen së bashku në projektin e Beogradit; por janë në dukje veç e veç në dy projektet e Shqipërisë; Durrës Marina dhe Sazani.

Në fakt janë e njëjta gjë; Serbia është një hap i vogël para nesh sepse aty ka nisur dhe Palantir të ngulë flamurin dhe të marrë sistemet kritike elektronike të shtetit.

Është projekt tipik pararojë; nga ata që vetëm një superstrukturë perandorake si USA mund të projektojë; një vektor i ri, që në dekadat e ardhshme do kontrollojë paranë e botës nëpërmjet këtyre qytet-shteteve dhe që do ketë supremaci nëpërmjet sistemit Crypto (e ndarë nga SWIFT) dhe ligjeve speciale të autonomisë.

Shqiptarët në letra do e kenë Durrësin pjesë të shtetit por në fakt Durrës Marina do jetë zonë ekskluzive pjesë e një ekosistemi shumë më të rëndësishëm dhe ky grup do kontrollojë sikur të ishte “folder projekti” gjithë shtetin tonë dhe funksionet e zyrtarëve të lartë; përveç atyre që janë në skemën e madhe; do jetë shtet formal.

Shpopullimi do vazhdojë me siguri dhe Shqipëria do i përshtatet kërkesave dhe nevojave të këtij ekosistemi dhe jo e anasjellta.

Kjo është loja e madhe që ka kuptuar Edi Rama; ndoshta dhe pak njerëz të afërt të tij; por jo ministrat, ata menaxhojnë me trurin e tyre sektorë; ende s’e kanë kuptuar që të gjitha veprimet e tyre janë në funksion të kësaj loje të madhe. S’kanë as pse ta dinë xhanëm.

SPAK-u apo gjyqësori në tërësi; është ende te krimi ordiner “me presh në dorë” dhe; ndonëse qysh tani ata janë vasalë të ndërkombëtarëve; në ekosistemin që po vjen ata s’do kenë as shans ta kuptojnë se ç’a po ndodh; e jo më të kërkojnë të dhëna e të hetojnë. Do kenë lejen të merren me koka turku; të kategorisë ZH dhe kaq.

Lexo edhe :  Rilindja Urbane 2 në Pogradec: kthim në normalitet apo pranim i anormalitetit?

Është ekosistemi i ri që ka nisur të ngrihet që i jep Ramës valencë absolute dhe mbrojtje të veçantë sot; sepse ndonëse me rol periferik në këtë ekosistem; ai konsiderohet si pjesë e grupit; lider që ofron garanci.

Ky ekosistem teknokracie nuk ka nevojë për fjalime e as për procedura shtetërore; shteti është platformë për ta; taksat janë tokens, ashtu janë dhe pronat, nuk kanë ku të japin llogari në asnjë ent shtetëror apo ndërkombëtar sepse nuk ekziston një i tillë me kapacitetin për të kuptuar teknologjinë që përdorin e aq më pak për ta mbikëqyrur.

Kjo është loja që po luhet dhe në këtë fshatin tonë të humbur; Edi Rama është i vetmi që jo vetëm e ka kuptuar lojën; por ka futur dhe njërën këmbë aty; në këtë 4-vjeçar që po vjen do i fusë të dyja këmbët.

Kush mendon se Rama po e mban me banda e me lobingje pushtetin; gabohet rëndë. Rama është rang dhe më i rrezikshëm se kaq, ai po e mban me ekosistemin që garanton të ardhmen.

Nuk është ndonjë gjeni Rrapi; por ja që ka ende kurizitet bebi dhe lidhjet e duhura për të kuptuar ku rreh loja e më pas për t’u vetëofruar me zgjuarsi.

Sigurisht që pjesë e këtij ekosistemi është investuar dhe nga Soros apo nga të tjera familje financiare me takat; e nuk është çudi që dhe përfshirja e Ramës apo informacionet që ai ka mbi lojën e madhe të kenë nisur nga kjo lidhje kritike e tij.

Por deri këtu Rama është duke bërë detyrën dhe lojën e tij shumë mirë.

Vetëm një elitë opozitare e vetëdijshme dhe e informuar për lojën dhe me lidhjet e duhura në Washington për të dhënë garanci njësoj si Rama.

Çdo skenar tjetër është batërdi blegtorale; patologji e njerëzve të dëshpëruar që i qajnë hallin me hipokrizi të rinjve shqiptarë që lënë vendin; por nuk kanë bythë t’i kërkojnë një të moshuari 80 e kusur vjeç të hapë rrugën për t’i dhënë një shans sfidimit të Rrapit.

Të gjithë ata politikanë të rinj në PD që bëjnë sikur nuk e shohin pengmarrjen që po i bën Berisha; do asfiksohen dhe do jenë hiç pas 4 vitesh. Do digjen.

Ekosistemi i ri nuk e pranon Berishën; ai është shkollë e skaduar; ka treguar agresivitet me kapitalin e heshtur të dinastive bankare; nuk kupton dot lojën e projekteve të reja dhe është akoma te metodat e mitingut dhe deklaratave për shtyp; ndërsa ata që po instalohen operojnë me data dhe token.

Ndaj gjykoj që opozita dhe sikur Berisha të hapë rrugën do ketë sfida kolosale që të avancojë nëse kupola e re drejtuese s’do dijë të kuptojë e të krijojë takat në ekosistemin e ri.

Imagjinoni me Berishën në krye sa i qetë do jetë Rrapi.

Është kaq i thellë hendeku dhe humnera që ndan PD-në e sotshme me pushtetin real.

Ju që merreni me Flamur Nokën dhe Tritan Shehun; Universi ju bekoftë./E.T

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV