Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin duke pritur për të marrë ndihma.

Raportimet për njerëz të vrarë teksa po prisnin të merrnin ndihma janë të fundit në kuadër të një sërë incidentesh vdekjeprurëse që janë raportuar se kanë ndodhur pranë qendrave për shpërndarjen e ndihmës në Gazë, të cilat janë ngritur nga një fondacion humanitar që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Zëdhënësi i Agjencisë për Mbrojtje Civile në Gazë, Mahmud Bassal, tha për AFP-në se 62 palestinezë u vranë të premten nga sulmet izraelite në mbarë territorin palestinez.

Ndërkaq, e kontaktuar nga kjo agjenci lajmesh, ushtria izraelite tha se po i heton këto incidente të raportuara, duke mohuar se trupat e saj kanë shtënë në një nga lokacionet në Gazë ku Agjencia për Mbrojtje Civile në këtë territor tha se një nga personat që po priste ndihma u vra.

Sipas Bassal, gjashtë persona u vranë në jug të Gazës afër një qendre për shpërndarjen e ndihmave që operohet nga Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF), një tjetër në një incident të ndarë në qendre të territorit. Ndërkaq, tre persona, sipas Bassal u vranë gjatë një sulmi ajror izraelit në Qytetin e Gazës, ku palestinezët po prisnin për ndihma. m.p.

Të fundit

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Zjarr afër ish-repartit ushtarak të tankeve në Maliq, shkak temperaturat e larta

Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Flakët e zjarrit momentalisht po...

Lajme të tjera

Web TV