Revoltohet Adriatik Lapaj: Kur do më provoni, kur të shkoj 62 vjeç?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, në studion e “Debat” , deklaroi se ashtu siç bëjnë shumë të tjerë, edhe ai mund të kishte zgjedhur rrugën e lehtë duke iu bashkuar partive të mëdha, por theksoi se ka vendosur të ndjekë një tjetër rrugë.

“Mund të kishim zgjedhur një rrugë të lehtë, siç e zgjedh një pjesë jo e vogël në këtë vend, të atashohet me pushtetin, të atashohet me interesat e mëdha, t’i bjerë shkurt, të mos prishë terezinë e vet dhe të mos sakrifikojë asgjë”, tha Lapaj.

Kur iu vu në dukje se publiku ende mund të ketë dyshime nëse do të atashohet apo jo me pushtetin, Lapaj u përgjigj: “Publiku mund të ketë dyshime gjithë ditën dhe gjithë natën, por është fakt që unë personalisht kam që 22 vjeç, kur kam qenë në fund të studimeve të mia, e deri sot që jam 37, po bëhen 15 vite që jam në opozitë qytetare si aktivist dhe tani në politikë. Nëse doni që unë të shkoj 62 vjeç që të bindeni… këtu do jemi”, shtoi Lapaj./E.T

Të fundit

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Lajme të tjera

Web TV