Rikthehen tërmetet! Çfarë të bëni nëse jeni në shtëpi, në rrugë apo në makinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana dhe qytetet fqinje kanë përjetuar ditët e fundit momente frike dhe paniku për shkak të aktivitetit të moderuar sizmik, me tërmete deri në 4.4 rihter, të cilët kanë rikthyer në kujtesën e banorëve kryeqytetas historinë tragjike të Nëntorit 2019.

Nisur nga kjo, Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së ka ndarë disa këshilla të rëndësishme se si të reagojmë ndaj një tërmeti, përfshirë ruajtjen e qetësisë dhe mënyrën e lëvizjes për të mbrojtur veten dhe të tjerët:

1. Ruaj Qetësinë

• Mos u paniko. Paniku të bën të marrësh vendime të rrezikshme.

• Frymëmarrje e thellë. Merr frymë ngadalë për të qetësuar veten.

• Fokusohu në veprime të thjeshta dhe të sigurta.

2. Çfarë të bësh Gjatë Tërmetit (nëse je brenda)

• Pozicioni “Ulu, Mbulo, Qëndro”

• Ulu në gjunjë për të mos humbur ekuilibrin.

• Mbulo kokën dhe qafën me krahë ose çantë.

• Qëndro nën një tavolinë të fortë ose pranë një muri të brendshëm.

• Mos dal jashtë gjatë tërmetit!

• Lëvizja jashtë ndërtesës është shumë e rrezikshme për shkak të rënies së tullave, xhamave apo fasadës.

3. Nëse je në një ndërtesë me shumë kate

• Qëndro larg dritareve dhe objekteve që mund të bien.

• Mos përdor ashensorin. Shkallët janë më të sigurta vetëm pasi të ndalojë tërmeti.

4. Nëse je jashtë

• Largoju nga ndërtesat, pemët, shtyllat elektrike dhe gjithçka që mund të bjerë.

• Qëndro në një hapësirë të hapur deri sa të ndalojë lëkundja.

5. Nëse je në makinë

• Ndal makinën në një vend të sigurt, larg urave dhe ndërtesave.

• Qëndro brenda makinës deri sa të ndalojë tërmeti.

Lexo edhe :  Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

6. Si të lëvizësh pas tërmetit

• Ec ngadalë dhe shiko për dëmtime në dysheme apo rrugë.

• Mos prek telat elektrikë apo objekte të rrëzuara.

• Nëse ndodhet një dalje e sigurt, lëviz drejt saj vetëm kur është e qartë se nuk ka rrezik tjetër.

7. Mbaj një çantë emergjence

• Lamba dore

• Ujë

• Ushqim i thatë

• Maska, doreza

• Mjetet e ndihmës së parë

• Karikues portativ

Në çdo rast nevoje shërbimi zjarrfikës është në shërbimin tuaj 24/7 ditët e javës; drejtohu në çdo rast ndihme në numrat e tel: 127, 128, 112. m.p.

Të fundit

Plas sërish sherri me Trump, Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur!

Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA,...

E konfirmojnë autoritetet: COVID është rikthyer në Shqipëri! Ja ç’po ndodh

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Eugena Tomini, ka deklaruar se në javët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19...

Rama replikon me Farage: Gabove me shifrat/Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Replikat në distancë mes kreut të qeverisë shqiptare, Edi Ramës dhe politikanit britanik Nigel Farage, mesa duket nuk kanë për të ndaluar. Ka qenë kryeministri...

Leibniz, kur një gjeni i Evropës i ktheu sytë nga shqipja

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të qetë të vitit 1646, ndërsa Evropa ende shëronte plagët e luftërave fetare dhe mendimi shkencor po përpiqej të...

A është Korça shembulli i një zhvillimi të menduar?

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, kur Niko Peleshi sapo ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Korçës, pata rastin të isha me të në...

Lajme të tjera

Web TV