Skandal mjedisor në Vjosë/ Nafta ndot lumin e egër të Evropës, institucionet heshtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, Vjosa, i shpallur vitin e kaluar Park Kombëtar, po përballet me ndotje të rëndë nga mbetjet e përpunimit të naftës. Pamje të reja tregojnë se një përrua me mbetje bruto derdhet drejtpërdrejt në lumë, duke rrezikuar ekosistemin unik të zonës ku jetojnë mbi 1000 lloje kafshësh dhe bimësh.

Ndotja është dokumentuar nga aktivisti dhe fotografi i Riverwatch, Joshua David Lim, i cili publikoi një video në rrjetet sociale, ku përshkruan situatën si “një lumë të vdekur, ku asgjë nuk mbijeton”. Në pamjet e shpërndara nga organizata EcoAlbania, dallohet qartë si përroi që përshkon zonën Gorisht-Kocul në Mallakastër derdhet në Vjosë duke sjellë me vete mbetje nafte dhe materiale të tjera toksike. Si pasojë, në video shfaqet edhe një gjarpër i ngordhur, si provë e drejtpërdrejtë e dëmit që ndotja po i shkakton faunës së Vjosës.

Zona e ndotjes ndodhet në afërsi të Poçemit, aty ku ndodhet fusha naftëmbajtëse Gorisht-Kocul, me rreth 150 puse aktive nafte, që shtrihen në një sipërfaqe prej 6 km² dhe shkojnë deri në 1500 metra thellësi. Përroi i Mërtirajt, ku derdhen mbetjet, përfundon në Vjosë, duke sjellë me vete ndotje të vazhdueshme.

Ky skandal vjen vetëm një muaj pasi Shqipëria aplikoi për ta përfshirë Parkun Kombëtar të Vjosës në UNESCO, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Megjithatë, asnjë reagim zyrtar nuk ka ardhur nga autoritetet shtetërore, pavarësisht denoncimeve të herëpashershme dhe shqetësimit të shoqërisë civile.

Kujtojmë se më herët, është raportuar se lumi Drino ka sjellë në Vjosë ujëra të zeza dhe mbeturina, duke shtuar presionin ndaj një prej pasurive më të rralla natyrore në Evropë. Aktivistët mjedisorë i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë urgjentisht për të ndalur ndotjen dhe për të garantuar mbrojtjen e Parkut të Parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë./E.T

Të fundit

“PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit...

E rëndë në Lezhë, rrëzohet nga ballkoni vajza 4-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Lezhës ku një e mitur ka rënë nga ballkoni i banesës. Përmes një...

F1/ Lando Norris dhe McLaren dominojnë në Austri, Verstappen i jep “lamtumirën” titullit

Lando Norris ia ka dalë mbanë të sfidojë gjatë gjithë garës shokun e tij të skuadrës në McLaren, Oscar Piastri, për të fituar Çmimin...

PSG shumë e fortë për Inter Miamin, francezët shkatërrojnë skuadrën e Leo Messit

PSG ka mposhtur Inter Miamin me rezultatin 4-0. Përballja e parë mes dy klubeve erdhi pikërisht në kuadër të Botërorit të klubeve. Mesi u vendos përballë ish-skuadrës së...

Igli Tare po dështon me Jasharin! Ylli shqiptar drejt kalimit në Gjermani

Lajme aspak të mira nga Zvicra për Milanin. Prej ditësh, kuqezinjtë po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Club Brugge për transferimin e...

Lajme të tjera

Web TV