Trump bën deklaratën e fortë: Serbia do të niste luftë në Kosovë, unë e kërcënova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit po përmend Serbinë dhe Kosovën pothuajse në çdo konferencë për media, sa herë që flet për vendimet e tij që lidhen me politikën e jashtme amerikane dhe konfliktet nëpër botë.

Edhe sot, ka thënë se ka punuar shumë dhe nuk e dinte nëse ka ndonjë president të SHBA-së që ka punuar më shumë se ai. Menjëherë pas kësaj, Trump ka përmendur Serbinë dhe Kosovën, duke thënë se kishte rrezik që të ndodhte një luftë e madhe.

Presidenti amerikan, ka thënë se ka kërcënuar Serbinë me ndalje të tregtisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kishte rrezik që shteti serb ta sulmonte Kosovën dhe të ndodhte një “luftë e madhe”. Sipas tij, pas kësaj ata ishin zmbrapsur.

“Kemi bërë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka punuar më shumë se unë. Serbia, Kosova, do të shkonin drejt saj, do të ishte një luftë e madhe.

Unë thash që nëse ndodh kjo, ju nuk do të bëni tregti me SHBA-në. Dhe ata thanë që, shiko, ndoshta nuk do të shkojmë drejt asaj. Kjo ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin”, ka thënë Trump, raporton Express. m.p.

Të fundit

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Zjarr afër ish-repartit ushtarak të tankeve në Maliq, shkak temperaturat e larta

Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Flakët e zjarrit momentalisht po...

Lajme të tjera

Web TV