Një kompani holandeze krijoi një pajisje “Do it yourself” që ilustron atë që përdoruesit panë në ëndrrat e tyre natën e kaluar.
Kompania thotë se ka zhvilluar një mënyrë për të përdorur Inteligjencën Artificiale (Al) për të regjistruar ëndrrat.
Modem Works, një grup mendimesh dhe studio dizajni me seli në Amsterdam, pretendon se Dream Recorder mund të kapë ëndrrat në “përkufizim ultra të ulët” dhe në çdo gjuhë.
“Zgjohuni, thoni ëndrrën tuaj me zë të lartë… dhe shikojeni atë të vijë në jetë”, thuhet në faqen e internetit të projektit.
Si funksionon?
Modem Works thotë se projekti është “Do it yourself by design”.
Ai u kërkon përdoruesve të regjistrojnë veten duke kujtuar ëndrrën e tyre e cila më pas do të gjenerohet, shkruan euronews.
Kompania publikoi kodin me burim të hapur në Github, një platformë ku programuesit ndajnë projektet e tyre.
Pjesët e listuara për regjistruesin e ëndrrave përfshijnë një ekran HDMI, procesorin 8 gigabajt, një kartë micro SD dhe një mikrofon USB.
Kostoja e përafërt për të gjitha pjesët për të ndërtuar një regjistrues ëndrrash është afërsisht 285 euro, shkruan zhvilluesit.
Pajisja do të kërkonte gjithashtu pagesën për ndërfaqen e programimit të aplikacionit (API) nga OpenAI dhe kompania e gjenerimit të videove të Al, LumaLabs, për të ndihmuar në gjenerimin e imazheve për ëndrrën.
Zhvilluesit vlerësojnë se do të ishte më pak se 0.01 dollarë ose 0.14 dollarë për ëndërr, përkatësisht, në varësi të cilësisë së imazhit./E.T