Ardon Jashari i thotë “PO” Milanit, gati firma edhe me shqiptarin tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Milano janë ditë më të vërtetë të nxehta në këtë merkato vere, me Igli Taren që e ka nisur “zjarr” aventurën e tij në krye të “djallit” për të ndërtuar projektin e ri të kuqezinjve. Me bekimin e trajnerit Allegri, Tare po punon me ritme të shpejta për t’i vendosur në dispozicion trajnerit atë që ai kërkon. Ashtu si Tare u shpreh pak ditë më parë, prioritet është mesfusha.

Pasi mbylli në kohë rekord akordin me Luka Modric, me kroatin që do të firmos menjëherë pas përfundimit të Botërorit për Klube, Tare po punon për të bindur Ardon Jasharin. Mesfushori i Clube Bruges është kthyer në objektivin kryesor të ish sulmuesin të famshëm kuqezi. Tare ka udhëtuar drejt Belgjikës për të bindur Bruges të lë të lirë Jasharin. Tare zbarkoi këtë herë me një ofertë të përmirësuar, nga 27 milionë euro kesh, plus bonuse, Tare e paraqit me 30 milionë euro. Drejtuesit e klubit belg po bëjnë rezistencë këtë periudhë të vetëdijshëm se për Jasharin interesohen edhe ekipe të tjera, mbi të gjitha në Angli, për këtë arsye kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij. Kjo është një shifër jashtëzakonisht e lartë, një shumë që Tare nuk mund dhe nuk dëshiron ta investojë, të paktën jo për momentin. La Gazzetta dello Sport zbulon se në të njëjtën kohë Tare ka bindur Jasharin t’i bashkohet në këtë aventurë në Milano.

Në pritje për të kuptuar se si do të evoluojnë këto negociata, Tare po punon për të mbyllur edhe transferimin e Granit Xhakës. Edhe në këtë pikë, pengesë po bëhet klubi, Bayer Leverkusen kërkon 15 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin, por Tare nuk ofron më shumë se 10 milionë euro.

Lexo edhe :  Laporta zbulon 'sekretin' pse nuk u ble Nico Williams

Gjithnjë sipas mediave italiane, është thuajse i mbyllur diskutimi për Samuele Ricci. Javën e ardhshme, mesfushori azzurr do të zbarkoi në Milano për të firmosur kontratën e tij të re si një “djall”. Milan-Ricci kanë gjetur akordin total për një kontratë deri në 2030 nga ku lojtari do të përfitojë 2 milionë euro në sezon, ndërsa Torino afro 25 milionë euro nga shitja e kapitenit./ D.C

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV