Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre. Kësaj here ata udhëtuan drejt brigjeve mahnitëse të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit falas nga një nismë solidariteti e mikpritjeje shqiptare.

“Jemi në Sazan dhe Karaburun me një grup të madh turistësh nga Izraeli. Organizuam një festë shumë të bukur për ta këtu këtë fundjavë për t’u përcjellë një nga vlerat më të çmuara që kemi si shqiptarë, mikpritjen. Ne përcjellim te ata zërin e paqes, dritën e shpresës për një botë sa më të qetë dhe të bashkuar”, u shpreh guida që i mirëpriti.

Mes turistëve ishte edhe Assaf Binder, sipërmarrës izraelit që prej 18 vitesh jeton e punon në Shqipëri.
“Jemi në Karaburun, ku kam punuar për më shumë se një dekadë. Sot kthehem sërish këtu me një grup turistësh nga Izraeli që për shkak të luftës mbetën në Shqipëri. Ishte një ditë e mrekullueshme për të gjithë. Janë të gjithë të kënaqur dhe presim që ky sezon turistik të sjellë një fluks të jashtëzakonshëm turistësh nga Izraeli”, tha Binder, duke shtuar se me gjithë shqetësimin për familjet në atdhe, shpresa për paqe mbetet e gjallë.

Në vizitën e tyre, turistët patën mundësinë të shkelin në ishullin e Sazanit, aty ku pritet të ndërtohet një resort luksoz nga Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, një tjetër shenjë e interesit ndërkombëtar për potencialin turistik të Shqipërisë.

 

 

“Nga tetë ditë që kishim planifikuar, për shkak të luftës në Izrael qëndruam 21 ditë në Shqipëri. Vizituam gjithë Shqipërinë, nga Jugu në Veri. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, që edhe vendasit ndoshta nuk e kanë zbuluar ende të plotë”, tha një nga turistët.

Lexo edhe :  Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur...

Ndërkohë, një tjetër qytetar izraelit që jeton në Tiranë, u shpreh i impresionuar nga natyra dhe njerëzit: “Vlora është një qytet fantastik. Kam gjashtë muaj që jetoj në Shqipëri, por kjo ishte hera e parë që bëra një udhëtim të tillë. Mikpritja shqiptare është e rrallë. Ky vend ka gjithçka male, lumenj, det. Do t’u tregoj të gjithë miqve të mi izraelitë që të vijnë e ta përjetojnë këtë bukuri.”

Një udhëtim i shndërruar në mesazh shprese ku Shqipëria jo vetëm që mirëpriti, por tregoi se në kohë pasigurie, paqja, solidariteti dhe mikpritja janë pasuritë më të mëdha që një vend mund të ofrojë./E.T

Të fundit

Foshnja ishte harruar në makinë në temperaturë 43 gradë celcius, shpëtohet nga policia

Në qytetin Corona të Kalifornisë, një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale pasi u la vetëm në...

Çfarë po fsheh Irani nga inspektorët ndërkombëtarë?

Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend. Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Grossi...

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet se dy automjete janë përplasur...

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

Lajme të tjera

Web TV