Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur nga afër masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Proda zhvilloi një takim me forcat e policisë të angazhuara në terren, ku dha udhëzime të qarta për rritjen e sigurisë dhe standardeve të shërbimit gjatë muajve të verës.

“Ta bëjmë punën me përkushtim. Duhet sjellje etike, askush nuk na e ka borxh të dëgjojë një fjalë të rëndë nga ne. Ne jemi aty për të bërë detyrën”, u shpreh Proda, duke theksuar rolin e policisë si shërbim ndaj qytetarëve.

Duke iu drejtuar veçanërisht policisë rrugore, ai tha:

 

 

“Kam një thirrje për ‘Rrugoren’: nuk duhen bezdisur qytetarët me kontrolle të kota. Edhe aty ku ndëshkoni, bëjeni me sjellje etike dhe komunikim qytetar”, tha ai./E.T

Të fundit

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Lajme të tjera

Web TV