Noka sulmon SPAK-un: Albana Vokshit i thanë se do t’i rrëmbenin vajzën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike ka ashpërsuar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në një intervistë për Vizion Plus deklaroi së SPAK-u dështoi të luftonte krimin elektoral.

“Task Forca e krimit zgjedhor, e ngritur në janar 2025 me aq shumë bujë kishte vdekur atë ditë që u krijua”, tha Noka.

Sipas Nokës, PD ka denoncuar çdo element të procesit të 11 majit, nga vendimet e qeverisë, te përdorimi i burimeve shtetërore e deri te ndikimi i bandave kriminale në zgjedhje, por prokurorët e posaçëm nuk kanë reaguar.

“SKAP-i i partisë nuk guxon t’i hapë sytë e t’i shikojë megjithëse ne ia kemi çuar të gjitha sepse këto janë prova, VKM janë prova; ne i kemi çuar prova edhe për krimin por SKAP-i kthen përgjigje dhe kërkon që ne t’i çojmë edhe numrat e telefonit të banditëve”, deklaroi Noka.

Numri 2 i PD solli në vëmendje edhe përplasjen e tij në Vorë ditën e zgjedhjeve, si shembull për të mbështetur akuzat e tij se SPAK-u dështoi në 11 maj.

“Zonja Vokshi u kërcënua me rrëmbimin e vajzës, pse kërkoi që banditët të dalin nga qendrat e votimit. Shkova dhe telefonova shefin e komisariatit, i cili ishte njësh me bandën dhe as nuk u duk që të ndërhynte. U telefonua edhe SKAP-i. Dhe për çudi 2 orë më pas, sekretari i përgjithshëm i PD procedohet penalisht nga policia e shtetit, ndërsa banditët jo”, tha Noka.

Për Partinë Demokratike, Task Forca e ngritur për zgjedhjeve dhe SPAK-u në 11 maj u përdorën nga partia në pushtet.

“SKAP-i është një instrument në duart e Edi Ramës për të tjetërsuar votën dhe në shërbim të farsës”, tha Noka. 

Dy ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka ishte në SPAK për të dhënë informacione për të gjitha kallzimet që PD ka bërë për zgjedhje, por opozita nuk pret asngjë nga këto hetime pasi rezultati dhe fitorja e PS tashmë është zyrtarizuar./kb

Të fundit

“Po vjen fundi i futbollit”, Klopp jep paralajmërimin

Futbolli modern është kthyer tashmë në një “makineri” që “bluan” ndeshje pa pushim. Alarmi është dhënë disa herë nga...

Bieta Sula largohet nga TCH?/ Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e sezonit muajin tjetër mund...

Adriatik Lapaj: “Nisim fazën e radhës, do ndajmë edhe bukën bashkë”

Kreu i forcës politike Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka prezantuar një nismë të veçantë për të qenë në çdo cep të Shqipërisë e për...

Zjarret djegin 2800 hektarë pyje, dëmi ekonomik 16.75 mln euro

Një agjenci europiane që monitoron zjarret, raporton se këtë vit janë djegur 2800 hektarë pyje dhe kullota. Dëmi monetar për këtë sipërfaqe llogaritet të...

Zjarret e rrezikshme në Turqi/ Mbi 50,000 persona evakuohen nga banesat e tyre

Mbi 50,000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të mëdha pyjore që po përfshijnë kryesisht provincat Izmir, Manisa dhe...

Lajme të tjera

Web TV