Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive.

Pavarësisht izolimit rreth orës 05:45 nga katër automjete zjarrfikëse dhe banorët e zonës, trungjet e djegura vazhdojnë të vetëndizen herë pas here për shkak të erës.Në qarqet e tjera, zjarret janë neutralizuar me sukses:

Lezhë: 8 vatra – të gjitha të shuara.
Berat: 5 vatra – të neutralizuara.
Gjirokastër: 2 vatra – të shuara.
Fier: 8 vatra – kryesisht në shkurre dhe bimësi.
Elbasan: 3 vatra në fshatrat Petresh, Labinot Fushë dhe Kodër Bujaras.
Tiranë: 12 vatra në Tiranë, Kavajë e Rrogozhinë – përfshirë edhe një zjarr në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli” (vetëm dëme materiale).
Durrës: 5 vatra – të gjitha të izoluara.
Shkodër dhe Korçë: nga 2 vatra secila – të neutralizuara.
Vlorë: 3 vatra – të fikura me sukses.

Sipas autoriteteve, janë djegur rreth 32 hektarë sipërfaqe me bimësi, përfshirë lis, arra dhe ullinj. Në operacione morën pjesë 85 automjete zjarrfikëse, 557 forca operacionale, si dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

Instituti i Gjeoshkencave parashikon për sot nivel rreziku të lartë për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, dhe rrezik të moderuar në qarqet e tjera.Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë temperaturave të larta dhe të kontaktojnë strukturat vendore në rast nevoje./kb

Të fundit

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Deficiti i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 41% në tremujorin e parë

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente ra...

Haki Çako: Mbi 90% e zjarreve ndodhin nga dora e njeriut

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes me Loneta Prognin ku foli në lidhje me...

Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Priyam Saraswat vizitoi së fundmi një rezidencë mahnitëse në Indore të Indisë, ku gjithçka, nga mobiljet te prizat elektrike, është prej ari. Videoja magjepsëse, që...

Lajme të tjera

Web TV