“Do kenë fatin e Metës”/ Berisha rrezikon deri në 10 vite burg, Malltezi 15!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e parë në GJKKO për aferën ‘Partizani’ është shtyrë ditën e sotme. Lidhur me këtë avokati Edmond Petraj, i ftuar në një emision televiziv tha se kjo çështje do të marr kohë të gjatë.

‘Kjo është çështje që do të shkojë gjatë. Mesatarja që unë mendoj është mund të shkoj edhe deri në 2 vite, sepse do të jetë një proces maratonë dhe do të flasin shumë dëshmitarë. Do të ketë një maratonë diskutimesh dhe replikash në sallën e gjyqit. Nëse Berisha do të kishte një shpresë për të mos u dënuar më parë, tani e ka 50 për qind që të mund të dënohet. Nëse gjendet fajtor minimalja e Berishës është 8 deri në 10 vite, nëse prokurori vjen me një bashkim dënimesh duke menduar se mund të kemi një vlerësim të mjaftueshëm duke parë edhe moshën e tij’, tha ai.

Ndërkohë, Petraj tha se situata është ndryshe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Sipas tij, Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe është një vepër penale e cila dënimin e ka deri në 15 vite burg.

‘Për Malltezin situata do të jetë më komplekse sepse ka pjesën e pastrimit të parave, nuk dihet deri ku ka arritur ajo dosje, por që pjesa e pastrimit të parave është një element që SPAK duhet që të jetë e përgatitur mirë sa i përket kësaj akuze që ka ngritur ndaj tij, nuk e di nëse ka bërë analizën financiare dhe mbledhjen e informacioneve nga bankat. Për pjesën e pastrimit të parave dënimi është deri në 15 vite. Nëse vërtetohet që vkm-ja për privatizimin është e jashtëligjshme i bie që të fillojë pjesa e shfuqizimit të saj. Në çështjen Partizani SPAK nuk kërkon shfuqizimin, por e përdor atë si prove për të thënë se është përdoru për qëllime korruptive’, tha Petraj.

Lexo edhe :  “Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa

Lidhur me nisjen e hetimit të SPAK për lobimin e PD në SHBA, ai tha se nëse ka shkelje për palët do të kenë të njëjtin fat si Ilir Meta me kontratën e lobimit të LSI në atë kohë.

‘Kontratat deklarohen 60 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve dhe në këtë rast ngelet për tu parë nëse ka nisur procedimi penal dhe është regjistruar. Noka është ai që e ka firmosur në emër të koalicionit të Shqipërisë Madhështore, por nëse do të ndiqet kjo pjesë hap pas hapi mund të kemi edhe surprizë që kompania të tërhiqet nga kontrata dhe ajo ngelet nul. Por për palët do të jetë i njëjti fat si i zotit Meta që akuzohet për lobimin që ka bërë LSI në atë kohë me SHBA. Po në këtë rast ne kemi një shifër të madhe. Por ne kemi dy kontrata të PD sepse është edhe kontrata me Chris La Civita. Kur të deklarohen kontratat fillon analiza financiare’, tha avokati./e.t

Të fundit

Revoltë 9 mujore në Serbi! Arrestime dhe dhunë. Si do mbyllet kjo histori?

Ndërsa protestat kundër korrupsionit në Serbi hyjnë në muajin e nëntë, ato nuk tregojnë asnjë shenjë zbehjeje. Përkundrazi, po...

Artan Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit! PD, jo më fenomen politik

Shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, për akademikun Artan Fuga do ta degradojnë më tej qeverisjen në Shqipëri. Në një intervistë për...

Përfundon rinumërimi në Durrës, Kalaja: më kanë vjedhur 11 vota

Njësoj si edhe në dy rastet e tjera, edhe përfundimi i procesit të rinumërimit në qarkun e Durrësit, nuk ka prodhuar asgjë të re...

E zbuloi Xabi Alonso, Real Madridit i vjen oferta 40 mln euro për talentin

Gonzalo Garcia është padyshim zbulimi kryesor i Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi spanjoll i panjohur deri para se të grubullohej nga Xabi Alonso...

Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, raporti: Rrezik kancerogjen për banorët

Të martën paradite, pasi kodra e mbetjeve në Elbasan ishte gdhirë e përpirë nga flakët, në qytet mbërriti një grup ekspertësh për të matur...

Lajme të tjera

Web TV