“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit me qëllim që “të gjente një grup të aftë për ta marrë nën kontrolli”, njoftoi se kishte gjetur një blerës për gjigantin e mediave sociale. “Kemi një blerës për TikTok”, tha sot Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë me kanalin Fox News.

“Është një grup njerëzish shumë të pasur”, tha ai.

Edhe pse nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje, ai u premtoi shikuesve se do të zbulonin më shumë “brenda dy javësh”.

E ardhmja e faqes së rrjeteve sociale në Shtetet e Bashkuara ka qenë jashtëzakonisht e pasigurt, pasi një ligj i miratuar nga Kongresi kërcënoi TikTok me një ndalim të plotë nëse ByteDance, pronari i saj kinez, do të mbante kontrollin.

Aplikacioni u bllokua përkohësisht më 19 janar, datën e ultimatumit të parë. Që atëherë, qeveria amerikane e ka shtyrë vazhdimisht vendosjen e ndalimit të TikTok./kb

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV