“Po vjen fundi i futbollit”, Klopp jep paralajmërimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbolli modern është kthyer tashmë në një “makineri” që “bluan” ndeshje pa pushim. Alarmi është dhënë disa herë nga futbollistë, mjekë sportivë dhe mbi të gjitha trajnerët. Ndër zërat më autoritarë është ai i Jürgen Klopp, ish-trajnerit të Liverpool-it, i cili prej vitesh denoncon kalendarin “çnjerëzor” të imponuar klubeve dhe kombëtareve. Orët e fundit është rikthyer alarmi i tij mbi këtë temë delikate:

“Vitin e kaluar ishte ‘Copa America’ dhe Kampionati Europian. Sivjet kemi Kupën e Botës për Klube, vitin tjetër do të jetë Botërori i kombëtareve. Kjo do të thotë se për lojtarët e përfshirë nuk ka asnjë periudhë të vërtetë rikuperimi, as fizikisht dhe as mendërisht. Sigurisht, futbollistët fitojnë shumë para, por edhe në NBA fitojnë shumë dhe kanë 4 muaj pushim në vit.

Fjala vjen, Virgil Van Dijk nuk i ka pasur asnjëherë këto pushime, në gjithë karrierën e tij… Kam frikë se lojtarët do të fillojnë të lëndohen si kurrë më parë. Nëse nuk ndodh sezonin e ardhshëm, do të ndodhë gjatë Botërorit 2026 ose menjëherë pas.

Nga lojtarët pritet që të luajnë çdo ndeshje sikur të ishte finale, kjo iu thuhet 70 ose 75 herë në vit. Nuk mund të vazhdohet kështu, është e nevojshme t’iu garantohet pushimi. Pa të, ata nuk do të mund të ofrojnë performancë optimale në afatgjatë. Nëse nuk mund ta bëjnë më këtë, i gjithë produkti humbet vlerën për ata që e shesin”.

Në vitet e fundit, kalendari ndërkombëtar është kthyer në një makth, edhe për shkak të ndryshimeve të imponuara nga pandemia. Nga viti 2021 (viti i Europianit) deri sot, janë shtuar ndjeshëm kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s për kombëtaret, pa asnjë çast frymëmarrjeje, ndërkohë që edhe klubet më të mëdha kanë parë të rritet ndjeshëm ngarkesa e tyre, mes Champions-it të ri dhe Kupës së re të Botës për Klube.

Lexo edhe :  Talenti shqiptar firmos me Feyenoord-in, gjiganti hollandez i beson për 3 vite

A rrezikon futbolli të vetëshkatërrohet kështu? Intensiteti është në kulm, dëmtimet po shtohen, madje edhe tifozët kanë filluar të flasin për “ngopje”. O ndryshohet drejtimi, ose e ardhmja e lojës më të bukur në botë mund të shembet nën peshën e kalendarëve të paqëndrueshëm. m.p.

Të fundit

Kroçera me rreth 400 persona në bord ndalon në Vlorë

Mëngjesin e kësaj të hëne ka mbërritur në gjirin e Vlorës, për t'u ankoruar më pas në portin detar,...

Rama paralajmëron sistem të ri në furnizimin me naftë: Do të sjellë kontroll mbi çmimin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të reformës në menaxhimin e ujit...

Kriptomonedha Bitcoin arrin nivel rekord

Kriptomonedhat po rriten ndjeshëm, të nxitura nga politikat tregtare të SHBA-së dhe njoftimet e reja të tarifave të Donald Trump. Bitcoin arriti një rekord të...

“Ky është vetëm fillimi”- Rama paralajmëron tregtarët: Ka filluar konfiskimi i qumështit

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme ka filluar procesi i konfiskimit të qumështit dhe bulmetrave pa faturë. Rama paralajmëroi tregtarët...

Aksioni i IKMT në Theth/ Rama: Nuk janë të shkretë për bukën e gojës!

Në mbledhjen me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka komentuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth,...

Lajme të tjera

Web TV