Shfaqet sëmundja e Brucelozës në Dibër, izolohen dy familje të zonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sëmundjes së Murtajës në Dibër është shfaqur edhe sëmundja e Brucelozës. Janë dy familje të cilat janë izoluar në Njësitë Administrative Kastriot dhe Muhurr në Bashkinë Dibër.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata nuk është alarmante pasi të dyja familjet janë izoluar dhe kanë asgjësuar kafshët shtëpiake të infektuara me virusin Brucella. Sipas prefektit Shehu për të gjithë anëtarët e këtyre familjeve, por edhe për persona të tjerë që sipas deklarimeve kanë patur kontakte me ta kohët e fundit janë bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe ka nisur kurimi i tyre.

Shehu tha se rastet duken të izoluara, por ju bën apel banorëve të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes.

Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga konsumimi i qumështit të pasterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë me sekrecionet e tyre. Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja, ethe, të dridhura, djersitje me erë të keqe, lodhje, gjendje e keqe shëndetësore në përgjithësi, humbje oreksi, dhimbje në muskuj dhe kyçe, dhimbje koke, diarre ose kapsllëk dhe të vjella./E.T

Të fundit

Kush vendos brenda Hamasit? Përplasjet që po pengojnë marrëveshjen për armëpushim

Brenda Hamasit po zhvillohet një betejë e ashpër për drejtimin dhe për vendimet strategjike lidhur me një marrëveshje të mundshme për...

Berisha “përkthen” urdhrin e Rubios: Mua për vete më uruan amerikanët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin nga ambasadat amerikane për zgjedhjet...

Zgjimi kulturor: “Miss Congeniality” më ndihmoi të shpëtoja jetën e shokut 

Një skenë nga filmi i vitit 2000 me Sandra Bullock më dha guximin të ndërhyja në një moment kritik – dhe përfundimisht më çoi...

Manjani për sherrin Lapaj-Shabani: Këta duan dy sisteme, një ta çash e një ta mbash…

Ylli Manjani ka komentuar debatin Lapaj-Shabani, për mandatin e deputetit të vetëm që fitoi koalicioni i tyre në 11 maj. Postimi i Manjanit “Të rinjtë” duan...

Rama kritikon universitetet: Vendi i kopjimeve, doktoratura të kota dhe të dhëna nul

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Raportin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë. Kreu i qeverisë u ndal te plagjiatura...

Lajme të tjera

Web TV