Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh nga 2009-ta (kur u zbatua për herë të parë sistemi elektoral rajonal proporcional në Shqipëri), për koalicionin e Ramës (PS+PSD+etj, pa përfshirë LSI) kanë votuar rreth 800 mijë zgjedhës të këtushëm.  Dhe kur edhe më 2021, opozita dështoi përballë këtij muri elektoral 800-mijësh të Ramës, politikanë dhe analistë opozitarë i hodhën sytë nga diaspora, me shpresë se ajo mund ta përmbyste atë mur…

Deri në ditën që u zyrtarizua votimi i emigrantëve me postë ndërkombëtare nga vendet ku kishin emigruar, argumenti kryesor opozitar ishte se qindra mijëra votuesit opozitarë që kishin emigruar gjatë 12 vjetëve të “regjimit Rama” do të votonin në mënyrë masive kundër tij. Sipas këtij argumenti, votuesit e këtushëm opozitarë ishin të frikësuar nga “regjimi Rama”, kurse votuesit opozitarë jashtë vendit nuk do të kishin frikë ta dërgonin votën në mënyrë anonime me postë ndërkombëtare.

Dhe kur votat nga emigracioni erdhën në KQZ, pretendimet opozitare ishin se në Greqi, kompania postare gjermane DHL kishte përdorur nën-kontraktorë grekë të korruptuar nga “regjimi Rama”. Për të qenë brenda, KQZ-ja i la më vete votat e ardhura nga Greqia, që të numëroheshin në fund.

Po çfarë ndodhi deri para fillimit të numërimit të votave nga Greqia?

Nga të gjitha vendet e botës (përveç Greqisë) kishin ardhur vetëm 40 mijë vota për Aleancën për Shqipërinë Madhështore (PD+LSI+PDIU+etj)… Dhe megjithë votat e këtushme, kjo aleancë shkoi gjithsej deri në 520 mijë vota, ose deri në 7/10 e votave që morën partitë përbërse të saj para katër vjetësh. Dhe atëherë, emigrantët nuk mund të votonin dot, as me postë e as duke ardhur fizikisht këtu…

Lexo edhe :  Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Duke përmbledhur, dallga e shumëpritur kundër “regjimit Rama” (si jashtë, edhe brenda vendit) rezultoi thjesht në një valë të lehtë që vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…/e.t

Të fundit

“Boll ma, tokë e xanun”/ Aksioni për lirimin e hapësirave mbërrin në Theth

Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike ka mbërritur në Theth, ku kanë nisur ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve...

“Ku e merrni benzinën? Ju vidhni shtetin…”/ Debatet e Mehmet Shehut në Kombinat më 1966!

Pasioni për të pasur një motor, ka qenë i jashtëzakonshëm veçanërisht në vitet e socializmit, nga të rinjtë, kryesisht, por jo të gjithë e...

“Tedi Blushi, fansi i garderobës sime”/ Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Metës

Pas deklaratës së Ilir Metës që e quajti “Zegjine e SPAK”, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë me një postim ironik e thumbues. Ajo mohon të...

“Mos ma përmend emrin”/ Meta se kursen Kryemadhin, çifti i përçarë ‘dialog’me kundërakuza

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i përgjigjet Monika Kryemadhit, e cila nga SPAK deklaroi se Meta flet me gjuhën e Dumanit. Reagimi i...

Çmimi i një Shkolle Juridike për një Ese Raciste

Akorimi i një çmimi akademik për një supremacist të bardhë, i cili shkroi një ese në shkollën e drejtësisë duke promovuar pikëpamje raciste, shkaktoi...

Lajme të tjera

Web TV