Zbulohet data, kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga nesër (1 korrik 2025) hyn në zbatim të plotë marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, e cila synon njohjen dhe mbrojtjen reciproke të të drejtave të qytetarëve që kanë kontribuar në të dyja sistemet.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka hartuar dhe publikuar udhëzuesin teknik të zbatimit të marrëveshjes, një dokument i detajuar që përcakton qartë procedurat, kriteret e përfitimit dhe dokumentacionin përkatës për aplikim.

Ky udhëzues do t’u shërbejë drejtpërdrejt qytetarëve shqiptarë dhe italianë, duke lehtësuar procesin për përfitimin e pensioneve dhe të drejtave të tjera që burojnë nga marrëveshja, shkruan A2 CNN.

Marrëveshja, e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024, u finalizua me dokumentin përkatës që iu dorëzua kryeministrit Rama në mesin e muajit maj nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së saj në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian. m.p.

Të fundit

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se… të shtypte “butonin e kuq”

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Endrit Shabani i kërkoi takim Adriatik Lapajt për të diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. Ai shfrytëzoi javët më të...

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Lajme të tjera

Web TV