Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas 4 vitesh qëndrimi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti i Kombëtares shqiptare përmes një reagimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi kuqezi i falenderon të gjithë për mbështetjen duke iu thënë që kjo nuk është një lamtumirë por vetëm një përshëndetje.
Të dashur njerëz të Empolit, pas 4 vitesh udhëtimi im mbaron këtu, në këto 4 vite që nga dita e parë u ndjeva si në shtëpi ku u rrita si lojtar dhe akoma më shumë si person. Falënderoj presidentin Fabrizio Corsi, zëvendëspresidenten Rebecca Corsi, të gjithë punonjësit, tifozët, qytetin dhe të gjithë shokët e ekipit. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një përshëndetje. Juaj ISMA 34/ D.C
🟠 I Accord de principe entre Ardian Ismajli 🇦🇱 et le Torino pour un contrat jusqu'en 2028 avec un salaire de 1,1M€/an.
(🗣️@NicoSchira) pic.twitter.com/PK1OhCQj62
— Gazzett'Azzurri🇮🇹 (@GazzettAzzurri) June 29, 2025