Kurti i vendosur, nis ndërtimi i dy urave te reja krah Urës së Ibrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tё martёn ka nisur ndёrtimi i dy urave tё reja paralel me atё aktualen mbi lumin Ibёr qё do lidhё Jugun dhe Veriun e Mitrovicёs.

Nё njёrin krah tё Urёs sё Ibrit do tё ndёrtohet ura qё do tё jetё e kalueshme edhe pёr vetura. E njёjta do tё jetё nё afёrsi tё objektit tё Komunёs sё Mitrovicёs sё Veriut. E nё krahun tjetёr do ndёrtohet njё urё e dytё vetёm pёr kёmbёsor dhe do jetё vazhdim i njё projekti tё Mitrovicёs sё Jugut qё daton nga viti 2022.

Sipas nёnkryetarit tё komunёs sё Mitrovicёs Jugore, Arian Tahirit, qёllimi kryesor ёshtё lidhja e dy qyteteteve.

“Nuk duhet tё lexohen si qёllim apo si tendencё pёr me bo dёme ose pёr me e dёmtu dikёnd, secili projekt infrastrukturor, secili projekt kapital nё Mitroivcё e nё Kosovё ёshtё dhe realziohet pёr qytetarёt dhe duhet ti gёzohen tё gjithё pa dallime”, u shpreh Tahiri.

Ndёrtimi i dy urave tё reja rrjedh nga njё memorandum i bashkёpunimit mes dy komunave dhe Ministrisё sё Infrastrukturёs e ngritja e urave pritet tё bёhet brenda tre muajve.

Bashkimi Evropian thotё se nuk ka njohuri e njё ёshtё i pёrfshirё nё…

Lidhur me qёndrimet e Bashkimit Evropian, nёnkryetari i jugut tё Mitrovicёs thotё se janё pёrfshirё tё gjitha komunitetet.

“Është shumё e nevojshme dhe e rёndёsishme qё tё pёrfshihen edhe pjesa e vendimarrjes tё jenё tё gjitha komunitetet dhe konsideroj qё janё, gjithashtu konsideroj qё veprimet qё janё mё tё avancuara nё kuptim strategjik patjetёr se duhet tё jenё kooridnim tё plotё dhe nё bashkёpunim tё plotё e tё ngushtё me partnreё straetgjikё tё Kosovёs qysh janё SHBA dhe shtetet e BE”, thotë Tahiri.

Lexo edhe :  Ambasada amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme

Qёndrim tjetёr mbanё zёvendёskryesuesi i Kuvendit Komunal tё Mitrovicёs sё Veriut, Skёnder Sadiku, i cili thotё se e gjithё energjia politike duhet tё fokusohet nё hapjen e urёs aktuale tё Ibrit. Derisa mirёpret ndёrtimin e urave tjera, shton se nuk ka garanci qё edhe dy tё rejat nuk do bllokohen.

“Më tepёr brengos ndarja nё kokat e njerёzve. Ҫfarё na garaton qё edhe kёto ura qё vijnё nuk do tё ketё dashakqinj tё cilёt nuk do tё lejojnё qё tё shfrytёzohen urat pёr nevoja qё do tё ndёrothen”, u shpreh Sadiku.

Nё orёn 17:00 do tё bёhet pёrurimi i punimeve edhe nga kryeministri nё detyrё i Kosovёs, Albin Kurti./e.t

Të fundit

“49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati...

Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

 viti 367 e.s. Në vitin 367, Graciani, djali i perandorit romak Valentinian I, u shpall bashkë-perandor nga vetë babai i tij, në një moshë jashtëzakonisht...

Horoskopi ditor, 4 Gusht 2025

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do të ndikojnë në qetësi. Nëse...

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra për prodhimin e dronëve, të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

Lajme të tjera

Web TV