Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka konfirmuar zyrtarisht se do të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si dhe me figura të rëndësishme të administratës së tij.
Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, Netanyahu tha se do të takohej gjithashtu me Zëvendëspresidentin J.D. Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, të dërguarin special Steve Witkoff dhe Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick.
Vizita e tij pritet të nisë të shtunën në mbrëmje, ndërsa takimi me Trump do të zhvillohet të hënën në Shtëpinë e Bardhë.
Netanyahu e cilësoi udhëtimin si një hap strategjik pas “fitores së madhe” në operacionin “Luani në Ngritje” – një fushatë 12-ditore e ushtrisë izraelite që, sipas Tel Avivit, goditi infrastrukturën bërthamore dhe balistike të Iranit. m.p.