Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kozeta Miliku, shkencëtarja shqiptare me origjinë nga Korça, është renditur si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada, sipas të përditshmes prestigjioze The Globe and Mail. Vlerësimi vjen si rezultat i kontributit të saj të spikatur në fushën e mjekësisë dhe kërkimeve mbi sëmundjet e fëmijëve.

Në një intervistë për gazetarin Xhensil Shkëmbi, Miliku shprehet krenare për këtë arritje, duke theksuar se studimet e saj mbi ndikimin e ushqimeve ultraprocesuara në shëndetin e fëmijëve deri në moshën 3-vjeçare janë kthyer në temë diskutimi në të gjithë Kanadanë. Gjetjet e saj lidhin këto ushqime me shfaqjen e obezitetit dhe astmës në fëmijëri, dy tema që qëndrojnë në qendër të kërkimeve të saj.

“Është një arritje e madhe, vlerësim që merr nga puna që ke kryer, ndihem krenare,” – u shpreh ajo, duke shtuar se puna e saj është cituar në dy publikime të rëndësishme shkencore.
Nga Korça në Kanada përmes dijes

Miliku është formuar akademikisht në Shqipëri, ku përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Rezultatet e shkëlqyera i hapën rrugën një burse studimi nga Komiteti Europian në Holandë, e cila më pas e çoi drejt një karriere kërkimore në Kanada, ku iu ofrua një vend pune në vitin e fundit të doktoraturës.

Aktualisht, Kozeta është nënë e një vajze trevjeçare dhe thotë se mendimi për t’u rikthyer në Shqipëri i ka kaluar nëpër mendje:

“Jo për aspektin e vlerësimit, por sepse në Shqipëri i kemi të gjithë.”
Pavarësisht kësaj, ajo thekson se Kanadaja i ka ofruar gjithçka, si në aspektin profesional, ashtu edhe në jetën personale.

Kozeta Miliku është një shembull frymëzimi për të rinjtë shqiptarë, veçanërisht për ata që ndjekin rrugën e shkencës dhe kërkimit. Vlerësimi ndërkombëtar i saj tregon se talenti shqiptar mund të lërë gjurmë të thella edhe në skenën globale të shkencës./E.T

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV