Sezoni turistik veror, Policia e Kosovës dhe Shqipërisë nisin patrullimin e përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej ditës së sotme ka nisur zyrtarisht patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit në Shqipëri, në kuadër të masave për sezonin turistik veror.

Nisma synon të garantojë sigurinë e shtetasve kosovarë dhe të gjithë turistëve që kanë zgjedhur bregdetin dhe qytetet shqiptare për të pushuar gjatë muajve të verës.

Artur Selimaj, Shef i Sigurisë Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u shpreh se bashkëpunimi me kolegët nga Kosova përbën një ndihmë të madhe për policinë shqiptare, si në aspektin logjistik ashtu edhe në burimet njerëzore.

Sipas tij, kjo lehtëson menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin Kosovën me Shqipërinë dhe me bregdetin.

“Ky bashkëpunim na ndihmon konkretisht në terren, duke garantuar një lëvizje më të sigurt për të gjithë qytetarët, veçanërisht në kulmin e fluksit të udhëtimeve verore,” u shpreh Selimaj.

Nga ana tjetër, Ismail Fejzullahu, Komandant i Autostradës në Policinë e Kosovës, theksoi se patrullimet e përbashkëta janë tashmë një traditë që forcon ndjenjën e sigurisë për qytetarët e Kosovës që kalojnë pushimet në Shqipëri.

“Si çdo vit, edhe këtë sezon, ne jemi këtu për të qenë pranë qytetarëve tanë. Vërejmë se siguria rrugore në Shqipëri është rritur dhe bashkëpunimi ynë është në funksion të kësaj përmirësimi,” tha Fejzullahu.

Të dy drejtuesit vunë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional jo vetëm në aspektin e sigurisë rrugore, por edhe në përballimin e përbashkët të paligjshmërisë dhe formave të ndryshme të kriminalitetit, veçanërisht në zonat me frekuentim të lartë turistik./e.t

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV