Një biznesmen i njohur i çelikut dhe anëtarë të familjes së tij humbën jetën tragjikisht, kur avioni me dy motorë në të cilin udhëtonin u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga toka në Ohio, gjatë pushimeve familjare.
James “Jim” Weller, 67 vjeç, pronar i Liberty Steel Industries Inc., bashkëshortja e tij Veronika, 68 vjeç, djali i tyre John, 36 vjeç, dhe nusja e tyre Maria, 34 vjeç, po udhëtonin drejt Bozeman, Montana, kur Cessna-ja që i transportonte u rrëzua papritur, sipas stacionit radiofonik WMFJ.
Në aksident humbën jetën edhe dy anëtarët e ekuipazhit: piloti Joseph Maxin, 63 vjeç, ish-ndihmës prokuror në Zyrën e Prokurorit të Qarkut Mahoning, dhe bashkëpilot Timothy Blake, 55 vjeç./e.t