Turqia nën ‘pushtetin’ e flakëve, mbi 50 mijë të evakuuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia po përballet me një valë të fuqishme zjarresh që kanë përfshirë zonat bregdetare dhe të brendshme, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 50,000 banorë, kryesisht nga provinca perëndimore e Izmirit.

Ministri i Pylltarisë, Ibrahim Yumaklı, deklaroi se vetëm në tre ditët e fundit, ekipet e emergjencës janë përballur me 263 vatra zjarri në të gjithë vendin. Ndër zonat më të goditura janë edhe provincat Bilecik, Hatay, Sakarya dhe Manisa.

Ministri i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, njoftoi se 46 persona të prekur nga tymi dhe zjarret po marrin trajtim në spitale.

Zjarret kanë shpërthyer pas një periudhe me temperatura ekstreme dhe erëra të forta, që kanë përkeqësuar situatën, duke përhapur flakët me shpejtësi në pyje dhe zona të banuara.

Situata është shqetësuese edhe në vende të tjera të Evropës Jugore: Portugalia po forcon kapacitetet për të përballuar zjarret rurale për shkak të vapës, ndërsa autoritetet greke kanë paralajmëruar për rrezik të lartë zjarresh në shumë rajone të vendit të mërkurën.

Shërbimet e emergjencës në të gjithë rajonin mbeten në gatishmëri të lartë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po e bëjnë sezonin e zjarreve gjithnjë e më të ashpër dhe të paparashikueshëm./e.t

Të fundit

Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një...

“49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati 49 mijë dosje po evadohen...

Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

 viti 367 e.s. Në vitin 367, Graciani, djali i perandorit romak Valentinian I, u shpall bashkë-perandor nga vetë babai i tij, në një moshë jashtëzakonisht...

Horoskopi ditor, 4 Gusht 2025

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do të ndikojnë në qetësi. Nëse...

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra për prodhimin e dronëve, të...

Lajme të tjera

Web TV