3 yje në shitje, Barcelona gjeneron 140 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nevoja për të gjeneruar të ardhura për të qenë në rregull me ligjet e fair-playit financiar dhe dëshirën për t’u përforcuar në pozicionet ku trajneri Hansi Flick e sheh më të nevojshme, po e shtynë Barcelonën të bëjë 3 shitje të mëdha në këtë merkato.

I pari në listë është një lojtar shumë premtues dhe sigurisht që jo të gjithë janë pro shitjes së tij. Bëhet fjalë për Fermin Lopez, për të cilin Joan Laporta dhe pjesa tjetër drejtuese e Barcelonës kanë vendosur se do shitet vetëm nëse vjen oferta e duhur. Barcelona e vlerëson 22-vjeçarin plot 80 milionë euro dhe nuk do pranojë asnjë ofertë nën këtë shifër.

Dy emrat e tjerë në listën e shitjes janë Ronald Araujo dhe Marc André Ter Stegen. Për uruguaianin, Barcelona pret oferta deri në 40 milionë euro, duke parë që ka pasur një rënië të ndjeshme të formës së tij në sezonin e fundit. Përsa i përket Ter Stegen, Barcelona e vlerëson portierin gjerman deri në 20 milionë euro dhe do mirëpriste çdo ofertë që i afrohet kësaj shifre. m.p.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV