“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat në 40 gradë, zona të tjera zbardhen nga breshri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Europa po përballet me një valë të re të motit ekstrem, mes temperaturave përvëluese, zjarreve të egra dhe stuhive. Gjermania është një nga vendet më të goditura nga kontrasti dramatik mes vapës dhe motit të keq. Të mërkurën dhe sot, temperaturat në disa zona arritën deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje dhe duke shkaktuar paralajmërime të shumta nga autoritetet.

Ndërkohë që dielli përvëlon pjesën më të madhe të vendit, disa rajone jugore, përreth liqenit Konstanz, janë goditur nga stuhi të papritura breshri. Në komunën Sipplingen, breshri arriti madhësinë deri në pesë centimetra, duke dëmtuar makina dhe duke bllokuar rrugët. Ekipet e emergjencës përdorën automjete speciale për të pastruar rrugët nga breshri i pazakontë për një ditë vere.

“Çmendet” moti në Gjermani, temperatura deri në 40

Shërbimi Kombëtar i Motit në Gjermani paralajmëroi për përmbytje të mundshme, erëra të forta deri në 90 km/h dhe reshje intensive shiu që shoqërojnë këto stuhi. Në veri të vendit, valët e të nxehtit kanë dëmtuar edhe infrastrukturën, duke bërë që disa segmente autostradash të deformohen dhe duke rrezikuar drejtuesit e mjeteve.

“Çmendet” moti në Gjermani, temperatura deri në 40

Në Harz, një prej zonave më të njohura pyjore, janë raportuar disa vatra zjarri që u përhapën me shpejtësi për shkak të temperaturave ekstreme dhe thatësisë. Rreth 150 zjarrfikës janë angazhuar për të frenuar flakët, ndërsa reshjet e papritura pritet të ndihmojnë në shuarjen e tyre.

Ekspertët tërheqin vëmendjen se ky kontrast midis të nxehtit përvëlues dhe stuhive të dhunshme është tregues i drejtpërdrejtë i ndryshimeve klimatike./e.t

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV