Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në luftën e gjatë të Gazës, ky është një moment i rëndësishëm. Për palestinezët e enklavës, për pengjet izraelite dhe familjet e tyre, ky mund të jetë momenti kur gjithçka mbaron, analizon media britanike, Sky News.

Analiza:

Pyetja kryesore është a do ta pranojë Hamasi atë për të cilën është dakorduar Izraeli  një armëpushim 60-ditor?

Në fundjavë, një burim tha se “Si Hamasi ashtu edhe Izraeli po refuzojnë të lëvizin nga qëndrimi i tyre – Hamasi dëshiron që armëpushimi të zgjasë derisa të arrihet një marrëveshje e përhershme. Izraeli është kundër kësaj. Në këtë pikë, vetëm Presidenti Trump mund ta zgjidhë këtë bllokim. Nëse Trump nuk nxit, ne jemi në një ngërç.”

Problemi është se njoftimi i bërë nga Donald Trump, që Izraeli ka rënë dakord në të vërtetë mund të përbëjë vetëm qëndrimin tashmë të vendosur të Izraelit.

A do të tërhiqeshin trupat izraelite nga Gaza? Plotësisht? Apo pjesërisht? Sa të burgosur palestinezë do të pranonin të lironin nga burgjet e Izraelit? Dhe pse vetëm 60 ditë? Pse jo një armëpushim i plotë? Çfarë po kërkojnë ata nga Hamasi në këmbim?

Më tej Sy News shkruan se Izraeli dëshiron një armëpushim 60-ditor, jo një të përhershëm dhe se kjo ka të bëjë me politikën e brendshme.

Nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të binte dakord tani për një armëpushim të përhershëm, të djathtët ekstremë në koalicionin e tij do ta rrëzonin qeverinë e tij.

Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich e kanë shprehur qartë dëshirën e tyre që lufta të vazhdojë. Ata mbajnë ekuilibrin e pushtetit në koalicionin e Netanyahut./e.t

Të fundit

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e...

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij. 55-vjeçari I. F., ka thyer...

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër Iranit — një fitore që...

Lajme të tjera

Web TV