Rama: “Do vendosim një ekulibër të ri për çmimin e naftës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama foli në Dialogun për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural edhe për rishikimin e skemës së naftës duke thënë se qeveria po përgatitet për ndërhyrje në çmim.

“Do duhet të kemi një dokument rekomandimesh paraprake dhe një kuvend kombëtar të bujqësisë dhe zhvillimit rural në bashkëpunim me UBT. Jemi në kushtet që ta shikojmë ndryshe qeverisjen dhe potencialin që ka vendi në çdo drejtim ku duhet të zgjerojmë kapacitete tona të pjesëmarrjes në procesin e zhvillimit. S’mund të jetë proces, taksa, buxhet, subvencione dhe kërkesa nga buxheti. Duhet që çdo lek që hedhim nga buxheti ta kthejmë në fitim për ekonominë e vendit dhe jo vetëm hidh lekë dhe mblidh taksa. Duhet të rishikojmë skemën e naftës, dhe po përgatitemi të ndërhyjmë në sektorin e naftës, në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe bashkëpunimin me faktorët ekonomikë për të rritur të ardhurat e njerëzve, dhe na duhet me patjetër të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Ne duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët. E kemi studiuar dhe besoj brenda vitit do jemi pjesë në import dhe shpërndarje nafte në bashkëpunim me aktorë të tjerë, që do ua bëjmë jetën më të lehtë, sepse do të kenë qeverinë garantë.”-tha Rama. e.t.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV