Turizmi në Shqipëri: Midis dëshirës, impenjimit dhe realitetit..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fejzo Subashi.
Në Shqipëri ekzistojnë të gjitha mundësitë për zhvillimin e një turizmi të larmishëm, pse jo edhe elitarë: për të gjitha kategoritë, të gjitha nivelet ekonomike dhe gjatë të gjitha stinëve të vitit. Kjo jo se duam të mburremi me vendin tonë dhe resurset e tij, por se realisht kemi natyrë të begatë, klimë të favorshme, peizazhe të rralla, një trashëgimi kulturore që shkon nga antikiteti në mesjetë e deri në ditët tona. Këto hapësira dhe resurse janë të gjitha përbërësit themelorë, që e bënë Shqipërinë për të qenë një destinacion turistik i klasit të parë. Pavarësisht sesi i morën, apo si i ndërtuan dhe u rritën institucione turistike, e rëndësishme është që i kemi, po duhet të paktën të jen në shërbim e nevojë të popullit dhe turistëve. Po ja që këtu lind edhe shqetësimi, pasi absolutisht me pagesë , por duhet që si norma e fitimit dhe cilësia e shërbimit të jetë ajo që meritojnë turistët dhe pushuesit. Në lidhje me këtë çështje kam kohë që publikisht në mjat studio televizive që e theksoj se nuk do të arrijmë kurrë atë që meritojmë në turizëm, e aq më pak atë që predikojmë me propagandë e superlativa zyrtare. Sepse për shumë arsye, ku në thelb, ajo që kemi dhe manifestojm është ; një dëshirë për turizëm, një impenjim formal i Qeverisë për turizëm, kur në të vërtetë kemi nevojë për një realitet të ndërtuar për këtë sektor që ne e quajmë thjeshtë turizëm. Në realitet ajo që të bënë vërtet përshtypje janë fjalët e bukura. Planet, idetë, draftet strategjike, raportet ndërkombëtare e promovimet në panaire të huaja ekzistojnë. Por kur prek terrenin, kur shikon përvojën konkrete të një turisti, qoftë vendas apo i huaj përballesh me një tjetër realitet: Operatorët nuk ofrojnë atë që turizmi kërkon, aq më pak atë që propogadojnë.
Nga viti në vit në vend që të ecim përpara, në realitet po bëjmë një hap përpara e dy pas. Jo vetëm që është e vërtet, por jemi edhe konkurues me shumë vende të zhvilluara, pasi kemi hotele luksoze, por fatkeqësisht shërbimi është larg standardit që duhet ta shoqërojë atë luks. Kemi investime në resorte, por jo në trajnimet njerëzore. Kemi ndërtime, por jo mikpritje. Kemi fasadë, por jo kulturë shërbimi.
Kultura e shërbimit dhe jo vetëm por edhe kultura qytetare e sjelljes në resort është thuajse zero. Mungon profesionalizmi dhe përkushtimi. Më e tmerrshme është ajo që bënë thelbin e thithjes së klientit. Çmimet nuk janë ndërtuar mbi logjikën ekonomike të fitimit racional, por mbi revanshin për t’u pasuruar brenda një sezoni, sikur të ishte viti i fundit i jetës.
Turizmi trajtohet si një mundësi për “kapjen” e parasë, jo si një strukturë afatgjatë zhvillimi. Në vend që të jetë instrument për punësim të qëndrueshëm, ngritje ekonomike lokale dhe promovim kulturor, ai shndërrohet në një mekanizëm përfitimi të shpejtë e të pakontrolluar, shpesh me pasoja negative në mjedis dhe cilësi.
Një tjetër plagë është sjellja e vizitorëve vendas, që shpesh ofendojnë, përbuzin ose frikësojnë turistët e huaj, sidomos në plazhet dhe zonat urbane. Në vend që të mësuarim nga standardi i vizitorëve të huaj, i largojmë çdo ditë ata, sepse “qytetari” ynë i ri nuk është mësuar të bashkëjetojë, të respektojë apo të reflektojë një sjellje europiane.
Turizmi nuk është vetëm sasi vizitorësh apo net qëndrim. Turizmi është cilësi, përvojë, rikthim. Është përfitim për komunitetin dhe jo vetëm për një grusht pronarësh.
Me këtë qasje të cekët, me këtë mungesë profesionalizmi dhe me këtë realitet zhgënjyes, në vend që ta zhvillojmë turizmin si një aset kombëtar, rrezikojmë që t’ia dhurojmë atij ndonjë tjetër shteti fqinj, më të organizuar dhe më serioz në pritjen e mikut, ku mikpritjen ne Shqiptarët e kemi gjënë më të vyer, si emblemë të veçantë e një kombi./kb

Të fundit

Nard Ndoka: Pendesa më e madhe në politikë? Bashkëpunimi me Bashën

Nard Ndoka, i ftuar në podcastin “Flet” nga Ilnisa Agolli, ndau me publikun detaje nga jeta e tij, fëmijëria,...

“Në Afrikë…”/ Bleona Qereti pas takimit me Blendi Fevziun zbulon birësimin e pazakontë

Nëse menduat për një fëmijë, një qenush, apo ndoshta një mace, jo, nuk është asnjëra prej tyre. Bleona Qereti sapo ka treguar se ka birësuar...

Myslim Murrizi “shpall” kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike

Nevojën për reformim të Partisë Demokratike dhe ndryshim të lidershipit të saj e pranon dhe Myslim Murrizi. Si anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë...

Ulet pragu i moshës së shqiptarëve që kanë probleme me zemrën

Shfaqja e problemeve kardiake edhe tek moshat më të reja shikohet si një kambanë alarmi për kardiologen e spitalit të Gjirokastrës. Sipas saj, në...

Rama ndan videon e radhës: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura!?

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me postimin e radhës në rrjetet sociale për aksionin e lirimit të hapësirave publike në vend. Kësaj radhe Rama ka...

Lajme të tjera

Web TV