Porositë e Ramës: “Kujdes! Nuk dua që Tirana të bëhet si Vlora. Keni dy javë afat…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me deputetët e PS-së, aktualë dhe ata të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, si dhe të gjithë drejtorët e Bashkisë së Tiranës.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë takimit me dyer të mbyllura, Rama ka listuar porositë për deputetët socialistë, teksa nuk ka paraqitur asnjë ankesë.

Mësohet se kreu i ekzekutivit ka kërkuar nga deputetët, që këta të fundit të jenë prezentë në terren me qytetarët, me qëllimin identifikimin e problemeve me të cilat ata përballen. Lidhur me këtë, Rama iu ka vendosur një afat prej dy javësh për të dalë në terren, e më pas deputetët do t’i raportojnë problemat e qytetarëve në një tjetër takim të ardhshëm me kreun e qeverisë.

Ndërkohë, bëhet me dije se për Tiranën, Rama nuk ka shprehur pakënaqësi, teksa ka theksuar se nuk si Vlora, pasi është shprehur se në qytetin bregadetar ka parë gjëra që nuk shkojnë.

“Nuk kam ankesa për ju. Duhet të ndaheni në grupe pune në terren për te parë problematikat. Kujdes në problemet e zënies së trotuareve, Tirana s’mund të bëhet si Vlora. IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur”, ka thënë Rama. m.p.

Të fundit

Kryebashkiakët e PD ankohen tek ndërkombëtarët/ Kryeministri ka rrëmbyer pushtetin tonë!

Edhe pse iu përgjigjën pozitivisht dhe ishin të pranishëm në mbledhjen 7-orëshe të kryeministrit Rama të premten në Durrës,...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra në 24 orët e fundit, pesë ende aktive

Në 24 orët e fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes. Pesë nga këto vatra janë ende aktive, teksa...

A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë mendimet e saj mbi amësinë dhe planet për të krijuar familje me...

Aksioni në Theth/ Tabaku: Pas detit, shqiptarëve tani duan ti marrin edhe malet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Theth dhe efektet e...

Prishja e ndërtimeve në Theth, Avokatja e Popullit: Nuk është ankuar askush deri tani

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton ende nuk ka marrë asnjë ankim nga ana e qytetarëve në lidhje...

Lajme të tjera

Web TV