Mbi 500 biznese në Bashkinë e Korçës, qytet dhe fshatrat, rezultojnë të mbyllur në dy vitet e fundit.
Edhe pse një nga qytetet më të preferuar nga vizitorët vendas dhe të huaj, bizneset duket se nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Shifrat janë të njohura edhe për shoqatën e biznesit të vogël dhe të mesëm, kryetari i së cilës jep disa nga shkaqet që ndikojnë, sipas tij, në këtë realitet. Albert Nasto shprehet: “Shkak kryesor është edhe rritja e taksave vendore. Janë bërë të papërballueshme këto taksa nga biznesi. Ishin biznese që kishin vite që operonin në treg”.
Për këshilltarin bashkiak të opozitës në Bashkinë e Korçës, midis të tjerave në këtë situatë ndikon edhe klientelizmi dhe favorizimi abuziv i disa bizneseve kundrejt disa të tjerëve.
Sakaq, jashtë kamerave, përfaqësues të bizneseve të shërbimit në Korçë shprehen se është vënë re një rënie e vizitorëve vendas në Korçë, ndërsa të huajt janë në rritje, por duket se nuk shpenzojnë si vendasit./E.T