Braçe: Carlo Bollino sulmohet sepse është kontributori kryesor për median shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prezantimi i Strategjisë Kombëtare kundër Dezinformimit në seancën plenare të Kuvendit, u përdor nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka për të sulmuar botuesin Carlo Bollino. Socialisti Erion Braçe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit në punën e Komisionit të Posaçëm, mes tyre edhe gazetarë dhe botues të njohur, një prej tyre edhe Carlo Bollino.

Por, menjëherë pas këtij falënderimi, Flamur Noka përdori foltoren e Kuvendit për të sulmuar kështu Bollinon dhe grupin mediatik të cilin ai drejton, Report Tv dhe Shqiptarja.com.

“Kur një komision që ngrihet kundër dezinformimit falënderon publikisht Carlon që është shembulli i një medie që vetëm dezinformon tregon qartësisht se qëllimi i këtij komisioni ka qenë që të kthejë çdo media me format e dhunës apo të presionit, çdo portal t’i shndërrojë me media ‘vari Carlon’. Ky ka qenë qëllimi i këtij komisioni”, sulmoi Noka.

Socialistët u distancuan nga sulmi i Nokës. Braçe, theksoi se botuesi Carlo Bollino nga 1991 është një ndër kontributorët kryesorë për të ndërtuar median në këtë vend dhe për këtë arsye sulmohet.

“Fyerja nuk duhet të ketë liri. Carlo Bollino që nga 1991 deri më sot, është ndër kontributorët kryesorë për të ndërtuar median në këtë vend. Carlo Bollino për këtë arsye është një ndër gazetarët e huaj dhe vendas më të sulmuar që nga 1991 në këtë vend. Ne politikanët duhet të mësojmë të përmbajmë veten dhe mos të përdorim Kuvendin për të sulmuar cilindo tjetër që mendon ndryshe nga ne, dhe informon në mënyrën e tij dhe përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në këtë vend”, tha Braçe.

Niko Peleshi në emër të të gjithë grupit socialist u distancua nga ato që u thanë në Kuvend për botuesin Bollino, duke theksuar se kjo gjuhë nuk i shkon një deputeti.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

“Distancim procedural të Grupit Parlamentar të PS nga gjithçka që u tha këtu që, në gjykimin tonë, nuk i shkon një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Mirëpo, për fat të keq, kur dalim nga ky parlament, për qytetarët jemi deputetë dhe jo gjithmonë në ndarje mes opozitës dhe mazhorancës. Te performanca dhe kalimi i kufijve të etikës parlamentare, me sharje, baltë, akuza e fjalor të papërshtatshëm, duam apo nuk duam ne të mazhorancës, në fund përgjegjësinë e mbajmë edhe ne mbi supe”, tha Peleshi. m.p.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV