Për ditën e sotme (3 korrik) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore të thata. Moti parashikohet i kthjellët dhe me orë të gjata me diell në të gjithë territorin ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare përgjatë maleve.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 9 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 19 deri 37°C;
Në zonat e ulëta 19 deri 40°C;
Dhe në bregdet 22 deri 37°C./kb