Autoritetet italiane kanë publikuar pamjet e operacionit ku u sekuestruan pasuritë e vellezërve Suel dhe Mario Çela, me vlerë rreth 4 milionë euro.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për pastrim të parave në Itali, të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i drogës nga mafia shqiptare.
Operacioni në Verona u realizua nga autoritetet italiane në bashkëpunim me Prokurinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shkruan A2 CNN.
Në njoftimin e SPAK bëhet e ditur se organizata kriminale nga Elbasani, e cila vepronte në Verona të Italisë dhe ishte përgjegjëse për transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në tregun europian.
Pasuritë e sekuestruara janë një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Rocca (Verona), një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane) (Verona), jë llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mijë euro në vit), si edhe një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.
Sipas hetimeve këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane. Vëmendja u përqëndrua tek një shoqëri e pasurive të paluajtshme në Itali, të cilës i dërgoheshin shifra të mëdha parash, përmes sistemit bankar. Ka rezultuar se paratë vinin nga Shqipëria, pasi organizata kriminale i transferonte të ardhurat nga një shoqëri tregtare në Shqipëri, në pronësi të dy vëllezërve shqiptarë dhe këto shuma investoheshin në Itali në ndërtim, rikonstruksionin e ndërtesave, të cilat, më pas jepeshin me qira.
Në njoftimine SPAK thuhet se njëri prej dy vëllezërve është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa tjetri ndodhet në një burg në Belgjikë. Ky i fundit u arrestua në Verona, në qershor të vitit 2024, pas ekzekutimit të një urdhër-arresti, të lëshuar nga autoritetet belge, mbi dyshimet për përfshirje në një vrasje mafioze në Antëerp, si pasojë e konflikteve mes grupeve rivale të trafikut të drogës. e.t.