Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit, 29 vatra zjarri të raportuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Selenicës, Vlorës, Memaliajt, Libohovës, Dropullit, Kamzës, Tiranës, Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës,  Fierit, Divjakës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe dhe Lezhës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

– Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku vijon puna për shuarjen e plotë të vatrës.

– Ndërkohë , në vatrën e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia administrative Livadhja dhe fshatit Malçan, njësia administrative Dhivër, bashkia Finiq, situata sot  është më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë, por situata po monitorohet.

Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre dhe barishte janë djegur rreth 18 hektarë dhe rreth 220 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 64 automjete zjarrfikëse dhe 252 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 35 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 4 kamionë vetëshkarkues, dhe 1 traktor me zinxhirë.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarret në pothuajse të gjitha qarqet.

I gjithë sistemi i mbrojtjes civile është në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri për të ofruar mbështetje të menjëhershme nëse do të jetë e nevojshme.

Përsërisim thirrjen për qytetarët që, në këto ditë me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre, të tregojnë kujdes maksimal dhe përgjegjshmëri. Të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, djegia e mbetjeve apo hedhja e objekteve të ndezshme në natyrë.

Çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore./kb

Të fundit

Aeroporti i Rinasit jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët

Aeroporti i Rinasit ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët, duke i paralajmëruar për vonesa apo anulime fluturimesh...

Shkarkimet e drejtorëve, Berisha: Kocka për qytetarët, Rama hesht për Elbasanin

Takimet e kreut të qeverisë që nisën nga Vlora ku kërkoi largimin e të gjithë drejtorëve vendorë, për Sali Berishën janë shkelje e Kushtetutës....

Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit, eksperti: Lajm i mirë për ata që…

Banka e Shqipërisë ka ulur për vitin 2025 normën bazë të interesit, nga 2.75% në 2.5% për monedhën kombëtare Lek. Për herë të fundit...

Vullkanet vetëm shkatërrojnë? Jo, qytetet mund të ndërtohen me llavë

Lava, kjo masë përvëluese që shpërthen nga vullkanet dhe shkatërron gjithçka në rrugën e saj, është parë gjithmonë si një forcë e pamëshirshme e...

1976 – Operacioni Entebbe: Sulmi dramatik i komandove izraelite në Ugandë

Më 4 korrik 1976, një nga operacionet më të guximshme dhe spektakolare të shpëtimit në historinë moderne u zhvillua në aeroportin e Entebbes, në...

Lajme të tjera

Web TV